Dita Botërore e Luftës Kundër Duhanit
Çdo vit, më 31 maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partneret e saj organizojnë Ditën Botërore të Luftës KundërDuhanitpër të theksuarrreziqet mbi shëndetin që vijnë nga duhanpirja dhe kërkuar nga vendet që të zbatojnë politika efektive për zvogëlimin e konsumit të duhanit.
Fokusi këtij viti i Ditës Botërore të Luftës kundërDuhanittë vitit 2018 është “Duhani dhe sëmundjet e zemrës“.Këtë vit fushata synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi:
- Lidhjen midis duhanit, shëndetit të zemrës dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare (CVD), përfshirë goditjet në tru, të cilat janë ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në botë;
- Rritja e ndërgjegjësimit tek publiku i gjerë i ndikimit qëpërdorimi i duhanit dhe ekspozimi pasiv ndaj tymit duhanit kanë në shëndetin kardiovaskular;
- Veprimet dhe masat e mundshme që popullatat, qeveritë mund të marrin për të promovuar shëndetin e zemrës duke i mbrojtur njerëzit nga përdorimi i produkteve të duhanitpër të zvogëluar rreziqet për shëndetin e zemrës të shkaktuara nga duhani.
Per me shume informacion lexoni materialin e meposhtem.