Misioni dhe objektivat e programit të studimit Master Profesional në “Teknologji Dentare e Avancuar”
- Misioni i programit të studimit
Në përputhje me misionin e Universitetit Aldent, programi i studimit Master Profesional në Teknologji Dentare e Avancuar ka përcaktuar si mision të vetë: Përgatitjen me përgjegjësi të specialistëve Master Teknikë Dentarë me standardet më të larta profesionale në formimin teoriko-praktik, të aftë që të përballojnë kërkesat gjithmonë në rritje të shërbimit stomatologjik në përgjithësi dhe shërbimit laboratorik protetik e ortodontik në vecanti.
- Objektivat e programit të studimit
Programi i studimit të Ciklit të Dytë Master Profesional në Teknologji dentare e Avancuar në Universitetin Aldent, synon që studentët:
- Të pajisen me njohuritë më të avancuara shkencore e profesionale të përgatitjes teorike e praktike, të nevojshme për ushtrimin e profesionit në praktikën e përditshme klinike e laboratorike.
- Të jenë të aftë t’u përgjigjen profesionalisht kërkesave të larta estetike dhe funksionale që kërkohen sot në teknologjinë dentare.
- Të zotërojnë sa më shumë metoda dhe teknologji moderne të protezimit dentar dhe ortodoncisë.
- Të marrin njohuritë e duhura në fusha që vijojnë të zhvillohen dhe do të fuqizohen edhe me shumë në të ardhmen, të tilla si: protezat biofunksionale, implantologjia, ortodoncia etj.
- Të kenë një formim e ndërgjegjie të lartë profesionale dhe ndjenjë përkushtimi për punën.
- Të jenë të aftë të orientohen sa më shpejt e më mirë në mjedisin ku do të punojnë, duke koordinuar drejt cilësinë e përgatitjes me aftësitë menaxheriale dhe marketingun profesional.
- Të njihen me kërkimin shkencor dhe të priren për të zhvilluar në vijim kualifikime të mëtejshme jo vetëm profesionale, por edhe shkencore.
- Organizimi i programit të studimit
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Teknologji Dentare e Avancuar”.
- Cikli i studimit: Cikli i dytë.
- Institucioni që e ofron: Universiteti Aldent
- Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Dentare
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 (një) vit akademik / 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 ECTS
- Forma e studimit: me kohë të plotë
- Diploma që lëshohet: Diplomë e Nivelit të Dytë / Master Profesional në “Teknologji Dentare e Avancuar”.
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
-
Plani mësimor i programit të studimit
Tipi i veprimtarise | Disiplinat | ECTS | ECTS/ modul | |
A | Disiplina të formimit të përgjithshëm | 6 | ||
I | Anatomi dhe fiziologji kraniofaciale | 6 | ||
A / Sem I | 1 | Anatomi kraniofaciale | 3 | |
A / Sem I | 2 | Fiziologji kraniofaciale | 3 | |
B | Disiplina të formimit karakterizues të programit | 24 | ||
B / Sem I | II | Njohuri e materialeve dhe aparaturave dentare | 4 | 4 |
III | Protetike dentare e avancuar | 10 | ||
B / Sem I | 1 | Protetike dentare e levizshme | 5 | |
B / Sem I | 2 | Protetike dentare fikse | 5 | |
VII | Teknike laboratorike e avancuar | 10 | ||
B / Sem II | 1 | Teknika e protetikes implantologjike dhe maksilofaciale | 5 | |
B / Sem II | 2 | Teknologji laboratorike ortodontike | 5 | |
C | Disiplina formuese të ngjashme ose /dhe integruese me disiplinat | 5 | ||
IV | Etike-deontologji dhe metoda te kerkimit shkencor | |||
C / Sem I | 1 | Etike dhe deontologji | 2 | |
C / Sem I | 2 | Metodota te kerkimit shkencor | 3 | |
D | Disiplina formuese me zgjedhje | 5 | 5 | |
D/ Sem I | V | Statistike dhe manaxhim shendetsor* | 5* | |
D/ Sem I | Statistike dhe manaxhim shendetesor | 3* | ||
D/ Sem I | Aftesi komunikimi-lidership | 2* | ||
D/ Sem I | V | Promocion shendetesor* | 5* | |
D/ Sem I | Shendet publik dhe edukim shendetesor | 3* | ||
D/ Sem I | Higjene dhe ekologji mjedisi | 2* | ||
E | Veprimtari formuese për njohje të gjuhës së huaj, aftësime informatike, praktikë | 8 | ||
VI | Gjuhe angleze profesionale dhe Informatike | 8 | ||
E / Sem II | 1 | Gjuhe angleze profesionale | 2 | |
E / Sem II | 2 | Informatike dhe teknologji informacioni | 2 | |
E / Sem II | 3 | Praktike laboratorike | 4 | |
F/ Sem II | VIII | Punim diplome | 12 | 12 |
Total | 60 | 60 |