Lista e çmimeve për çdo program studimi për vitin akademik 2022-2023.
NR | PROGRAMI I STUDIMIT | VLERA E KONTRATES
|
VLERA E KONTRATES ME 10% ulje |
1. | Programi i studimit: Master i Shkencave në “Stomatologji” | 4500 Euro viti | 4050 Euro viti |
2. | Programi i studimit: Master i Shkencave në “Farmaci” | 3800 Euro viti | 3420 Euro viti |
3. | Programi i studimit: Bachelor në “Laborant Dentar” | 2800 Euro viti | 2520 Euro viti |
4. | Programi i studimit: Bachelor në “Infermieri të Përgjithshme” | 2300 Euro viti | 2070 Euro viti |
5. | Programi i studimit: Bachelor në “Fizioterapi” | 2300 Euro viti | 2070 Euro viti |
6. | Programi i studimit: Bachelor në “Teknikë Imazherie dhe Radioterapi” | 2300 Euro viti | 2070 Euro viti |
7. | Programi i studimit: Bachelor në “Teknikë Laboratori Mjekësor” | 2300 Euro viti | 2070 Euro viti |
8. | Programi i studimit: Master i Shkencave në “Fizioterapi Klinike” | 2300 Euro viti | 2070 Euro viti |
9. | Programi i studimit: Master i Shkencave në “Infermieri Klinike” | 2300 Euro viti | 2070 Euro viti |
10. | Programi i studimit: Master i Shkencave në “Teknikë Laboratori Mjekësor” | 2300 Euro viti | 2070 Euro viti |
11. | Programi i studimit: Cikël 2 vjeçar në “Asistencë Dentare ” | 2300 Euro viti | 2070 Euro viti |
12. | Programi i studimit: Specializim Afatgjatë në “Stomatologji” në profilet “Kirurgji Orale” dhe “Ortodonti” | 4500 Euro viti | ————– |
LEHTËSIRA PËR STUDENTËT NË UNIVERSITETIN ALDENT 2022-2023:
- Nëse janë 2 persona nga një familje (motër, vëlla, etj) përfitojnë 20 % ulje nga pagesa e shkollës.
- Studentët mund të paguajnë me një këst deri në 15 Nëntor dhe të përfitojnë 10% ulje nga pagesa e shkollës.
- Studentët kanë mundësi të paguajnë me tre ose më shumë këste gjatë vitit akademik.
- Shërbimet administrative në sekretari (vërtetime studenti, vërtetime notash, etj) në departamente (programe studimi dhe plane mësimore, vërtetime frekuentimi) ofrohen pa asnjë pagesë shtesë, për çdo student, aktual, të diplomuar apo të larguar nga Universiteti Aldent.
- Studenti nuk kryen asnjë pagesë shtesë për provimet e mbartura, edhe nëse këto i përsërit me shumë se 2 herë.
- Studenti nuk paguan përsëri vitin akademik nëse ka ngelur për arsye të mosplotësimit të krediteve për të kaluar në vitin pasardhës.
- Nuk kryhet asnjë pagesë përsa i përket mbrojtjes së diplomës dhe kartonit të diplomës.
- Transporti i studentëve nga qëndra e Tiranës në Kampusin e Universitetit Aldent, mundësohet falas.
- Ceremonia dhe mbrëmja e diplomimit finacohet nga Universiteti.