Misioni dhe objektivat e programit te studimit “Cikel i Integruar Master Shkencor ne FARMACI”
Misioni i Universitetit “Aldent” eshte te pergatise farmaciste te larte me formim te spikatur teoriko – praktik, te afte qe te perballojne kerkesat gjithmone
ne rritje te sistemit tone mjekesor ne pergjithesi dhe atij farmaceutik ne vecanti.
Objektivat
Studentet e diplomuar ne fund te studimeve do te kene njohuri te mjaftueshme mbi:
- Bazat e Anatomise, Fiziologjise, Biokimise dhe shume aspekteve te tjera normale te organizmit.
- Aspektet fiziopatologjike te organizmit si dhe njohuri mbi disa nga semundjet kryesore te tij.
- Mbi grupet e ndryshme te medikamenteve, origjinen e tyre, menyrat e perthithjes dhe eleminimit nga organizmi.
- Kimine organike, inorganike, fizike e koloidale dhe shume aspekte te analizes kimike.
- Ne fushen e pergatitjes profesionale ata do te marrin njohuri te pershtatshme per:
- Teknologjite farmaceutike ne pergatitjen e medikamenteve te ndryshme
- Testimet fizike, kimike, biologjike e mikrobiologjike te ketyre medikamenteve
- Metabolizmi dhe efektet e produkteve farmaceutike ne organizem
- Njohjen e sakte te efekteve anesore te tyre
- Kerkesat ligjore qe lidhen me aktivitetin e nje farmacie
- Magazinimin, ruajtjen dhe shperndarjen e produkteve farmaceutike me shumice
- Organizimin e aktivitetit ne farmacite publike dhe private
- Aspektin etik, deontologjik dhe human te profesionit te farmacistit.
Te gjitha objektivat e mesiperme jane konform direktives 2005/36/EC te Keshillit dhe Parlamentit Europian si dhe konform Ligjit per Arsimin e Larte dhe Udhezimeve te MASH.
Ne te gjitha keto lende perveç leksioneve dhe seminareve eshte planifikuar nje numer i mjaftueshem oresh per praktikat laboratorike, me qellim qe studentet te aftesohen jo vetem teorikisht por edhe praktikisht.
Ne program jane parashikuar edhe kredite te mjaftueshme te praktikes profesionale e cila do te behet ne vitin e peste dhe zgjat 6 muaj.
Praktika do tu mundesoje studenteve te punojne ne farmaci te ndryshme publike dhe private dhe te aftesohen per punen qe do te bejne pas diplomimit.
Krijimi i kushteve maksimale per realizimin teorik dhe praktik te ketyre objektivave eshte qellimi yne kryesor.
Cdo vit do te pranohet nje numer i kufizuar studentesh. Kjo do te krijoje mundesine qe grupet mesimore ne leksione dhe seminare e sidomos ne
praktikat laboratorike te jene sa me te vogla per te dhene mundesine e nje kontrolli maksimal dhe realizimin e sa me shume eksperimenteve nga ana e studenteve.
ORGANIZIMI I PROGRAMIT TE INTEGRUAR TE STUDIMIT NE FARMACI
- Ky program ben pjese ne ciklin e dyte te studimit.
- Emertimi i diplomes : Master i Shkencave ne Farmaci.
- Kohezgjatja e programit te studimit: 5 vite akademike – 10 semestra
- ECTS totale : 300 ECTS
- Forma e studimit: Ky program studimi eshte me kohe te plote
PLANI MESIMOR I PROGRAMIT TE INTEGRUAR TE STUDIMIT NE FARMACI
Plani mesimor eshte hartuar duke iu permbajtur kritereve dhe elementeve te meposhtem:
- Vit/Semestra – 5 Vite akademike / 10 Semestra
- Kredite ne vit – 60 ECTS