Universiteti "ALDENT"

Programin e Kualifikimit Ndërkombëtar

Programin e Kualifikimit Ndërkombëtar

Universiteti Aldent ka organizuar për herë të parë në bashkëpunim me Universitin e Istiyne “Programin e Kualifikimit Ndërkombëtar” nga data 1-12 Korrik 2019 në Stamboll, Turqi. 6 studentë Departamenti i Infermierisë kryen praktikën ndërkombëtare tek Liv Hospital, një nga më të mirët në Turqi, duke trajtuar mbi 14,000 pacientë ndërkombëtarë duke përdorur diagnostifikim të avancuar dhe teknologji të përparuar si: sistemi i robotëve da Vinci për operacionet, MAKOplasty për zëvendësimin e kupave te gjurit, YAG Laser për kirurgji vaskulare, angiografia virtuale për diagnostikimin e zemrës etj.

Studentët tanë patën mundësi unike që të ishin pjesë e shërbimeve mjekësore që ofroheshin për pacientët e urgjencës, pediatrisë, kirurgjisë robotike, reanimacionit etj.

Kurse 5 studentë nga Departamenti i Fizioterapisë kryen praktikën ndërkombëtare tek Medical Park Hospital, një nga 3 spitalet më të njohur në Turqi. Spitali ofron një cilësi të lartë të shërbimeve mjekësore dhe kryen rreth 600 transplante të organeve çdo vit. Studentët patën mundësi që të asistojnë me shërbimet e tyre të fizioterapisë disa pacientë nga vende të ndryshme të botës.

Përveҫ eksperiencave të jashtëzakonshme mjekësore në këto spitale prestigjioze turke, studentët patën mundësi që të organizojnë vizita të ndryshme në qytetin e Stambollit si dhe të njihen më nga afër me kulturën dhe gastronominë turke.

Universiteti Aldent përveҫ kualifikimit akademik cilësor do të vazhdojë ti kushtojë rëndësi të veҫantë edhe Kualifikimit Ndërkombëtar të studentëve në shtete të ndryshme. Pasi këto kualifikime do të bëjnë të mundur punësimin tuaj brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Posted in: Bashkepunime, Lajmerime

Leave a Comment (0) ↓