Universiteti "ALDENT"

Leksion i hapur “Fuqizo punësimin tënd”

Leksion i hapur “Fuqizo punësimin tënd”

Në kuadër të aktiviteteve të Zyrës së Këshillimit të Karrierës, datë 16 nëntor 2018, Universiteti Aldent organizoi leksionin e hapur me temë “Fuqizo punësimin tënd” si pjesë e projektit të Këshillit të Europës i quajtur “ENTER”.

Qëllimi i organizimit të këtij leksioni ishte të ndihmuarit e studentëve kryesisht studentët në prag diplomimi të të gjitha degëve, me informacione të rëndësishme mbi atë sesi mund të përmirësojnë aftësitë e tyre personale, identifikojnë kompetencat dhe njohuritë për të siguruar dhe mbajtur një punë si dhe për të përballuar ndryshimet që tregu i punës pëson vazhdimisht.

Në këtë leksion studentët u informuan mbi teknika dhe informacione bazë mbi: shkrimin e një CV/je, shkrimin e një letrë motivimi, mënyrën e aplikimit për një pozicion pune, komunikimin efikas, si të përgatitemi për një inetrvistë punë, si të sillemi gjatë një interviste pune etj.

Leksioni u mbajt nga MA. Psikologe Këshillimi, Suhida DERMANI, trajnuar pranë Departamentit të të Rinjve, Këshilli i Europës.

Posted in: Aktivitetet

Leave a Comment (0) ↓