Universiteti "ALDENT"

Konfernca e III-te Shkencore Studentore!

Konfernca e III-te Shkencore Studentore!

Në kuadër të aktiviteteve të Universitetit ALDENT, në datën 25 Maj 2018 u zhvillua “Konfernca e III-te Shkencore Studentore” me punime të studentëve të programeve Bachelor dhe Master. Qëllim i kësaj konference ishte promovimi i studentëve dhe punëve të tyre të diplomës, duke synuar të nxitë kërkimin shkencor dhe hulumtime të tjera në lidhje me fusha të caktuara studimi si dhe tema të një karakteri specifik. Projekti synon gjithashtu formimin akademik të studentëve dhe të kuptuarit e rolit që ka kërkimi shkencor në formimin e tyre.

Këtë konferencë e përshëndeti Rektori i Universitetit Aldent Prof.As. Agron Meto, me pas u pershendet nga Dekane e Fakultetit te Mjekesise Dentare Prof. As. Edit Xhajanka ,Dekane e Fakultetit te Shkencave Mjekesore Teknike te UMT-se Prof.Dr. Tatjana Nurka dhe Dekane e Fakultetit te Mjekesise te Albanian University Dr.Sh.Erda Qorri, si edhe kryetarja e qeverise studentore Mersia Muça. Kryetare e Keshillit te organizimit te Konferences ishte Dr.Enkelejda Goci. Ne total u referuan 42 tema shkencore , ku cdo teme u pergatit nga vet studentet nen drejtimin e pedagogut perkates. Organizimi i konferencve të tilla studentore u jep mundësi studentëve të njihen me punimet e njëri –tjetrit si dhe u krijon vetëbesim në fillimin e një kërkimi shkencor të mirëfilltë.

Në fund të konferencës u shpërndanë certifikatat e pjesëmarrjes për studentët.

 

 

Posted in: Aktivitetet

Leave a Comment (0) ↓