BAZA LIGJORE
- Ligji i Arsimit të Lartë 80/2015, dt. 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”
- VKM 407 dt. 01.06.2016 ”Përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2016-2017”
- Udhëzim nr. 13, datë 22.07.2016 për “Procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2016-2017”
- Udhëzim nr. 24, datë 07.10.2016 Disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin nr. 13, Dt.22.07.2016 “Procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2016-2017”
I – PROCEDURA E APLIKIMIT DHE REGJISTRIMIT TË KANDIDATËVE PËR PROGRAMET E STUDIMIT E CIKLIT TË PARË, CIKLIT TË DYTË TË INTEGRUAR
1. Procesi i aplikimit dhe regjistrimi fillon në përputhje me afatet e përcaktuara sipas udhëzimeve përkatëse të MAS për çdo vit akademik
2. Studentët aplikojnë në portalin zyrtar (aktualisht portali matura shtetërore -AKP). Në UAL aplikojnë të gjithë kandidatët që:
-
Janë pajisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të niveli arsimor të kërkuar
-
Plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar sipas VKM 407 dt. 01.06.2016
-
Plotësojnë kriteret e përcaktuara me vendim të Senatit akademik nga Universiteti Aldent për programet e studimit që Universiteti ofron.
Aplikimi bëhet nëpërmjet formularit të aplikimit në Portalin e Maturës Shtetërore (sipas procedurave të përshkruara në udhëzuesin teknik të publikuar në faqen zyrtare të AKP-se)
3. AKP përcjell listën e aplikuesve sipas programeve të studimit në UAL. UAL ngre komisione të posacme ad-hoc të cilët kryejnë procesin e rankimit të aplikuesve dhe publikon zyrtarisht në faqen e web-it listen jo përfundimtare përkatëse në rendin zbritës. Lista përfundimtare e fituesve përcillet pas procesit të ankimimit brenda afateve të përcaktuara në AKP si dhe shpallet publikisht
4. Të gjithë kandidatët të cilët kanë kryer procesin e aplikimit dhe janë shpallur fitues nga UAL, kryejnë procesin e regjistrimit online dhe me dokumentacion përkatës në sekretarinë mësimore të UAL-së në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet.
5. Sekretaria mësimore mban një regjistër të veçantë për dorëzimin e dokumentacionit me të dhënat mbi datën dhe orën e dorëzimit, si dhe nënshkrimin e kandidatëve të regjistruar. Kandidati, pasi ka bërë regjistrimin me dokumentacion dhe ka nënshkruar në regjistër, nuk ka të drejtë të ndryshojë programin e studimit, për atë vit akademik. Të dhënat përcillen në afatet e përcaktuara në MAS dhe AKP.
II – PROCEDURAE APLIKIMIT DHE REGJISTRIMIT TË KANDIDATËVE PËR PROGRAMET E STUDIMIT E CIKLIT TË DYTË (Master Profesional, Master i Shkencave)
1. Procesi i aplikimit dhe regjistrimi fillon në përputhje me afatet e përcaktuara sipas udhëzimeve përkatëse të MAS për çdo vit akademik
2. Studentët aplikojnë në UAL aplikojnë të gjithë kandidatët:
- Janë pajisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të niveli arsimor të kërkuar.
- Plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar sipas VKM 407 dt. 01.06.2016
- Plotësojnë kriteret e përcaktuara me vendim të Senatit akademik nga Universiteti Aldent për programet e studimit që Universiteti ofron.