Universiteti "ALDENT"

BAZA LIGJORE

  • Ligji i Arsimit të Lartë 80/2015, dt. 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”
  • VKM 407 dt. 01.06.2016 ”Përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2016-2017”
  • Udhëzim nr. 13, datë 22.07.2016 për “Procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2016-2017”
  • Udhëzim nr. 24, datë 07.10.2016 Disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin nr. 13, Dt.22.07.2016 “Procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2016-2017”

I –        PROCEDURA E APLIKIMIT DHE REGJISTRIMIT TË KANDIDATËVE PËR PROGRAMET E STUDIMIT E CIKLIT TË PARË, CIKLIT TË DYTË TË INTEGRUAR

1.      Procesi i aplikimit dhe regjistrimi fillon në përputhje me afatet e përcaktuara sipas udhëzimeve përkatëse të MAS për çdo vit akademik

2.      Studentët aplikojnë në portalin zyrtar (aktualisht portali matura shtetërore -AKP). Në UAL aplikojnë të gjithë kandidatët që:

  •     Janë pajisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të niveli arsimor të kërkuar

  •     Plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar sipas VKM 407 dt. 01.06.2016

  •     Plotësojnë kriteret e përcaktuara me vendim të Senatit akademik nga Universiteti Aldent për programet e studimit që Universiteti ofron.

Aplikimi bëhet nëpërmjet formularit të aplikimit në Portalin e Maturës Shtetërore (sipas procedurave të përshkruara në udhëzuesin teknik të publikuar në faqen zyrtare të AKP-se)

3.      AKP përcjell listën e aplikuesve sipas programeve të studimit në UAL. UAL ngre komisione të posacme ad-hoc të cilët kryejnë procesin e rankimit të aplikuesve dhe publikon zyrtarisht në faqen e web-it listen jo përfundimtare përkatëse në rendin zbritës. Lista përfundimtare e fituesve përcillet pas procesit të ankimimit brenda afateve të përcaktuara në AKP si dhe shpallet publikisht

4.      Të gjithë kandidatët të cilët kanë kryer procesin e aplikimit dhe janë shpallur fitues nga UAL, kryejnë procesin e regjistrimit online dhe me dokumentacion përkatës në sekretarinë mësimore të UAL-së në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet.

5.      Sekretaria mësimore mban një regjistër të veçantë për dorëzimin e dokumentacionit me të dhënat mbi datën dhe orën e dorëzimit, si dhe nënshkrimin e kandidatëve të regjistruar. Kandidati, pasi ka bërë regjistrimin me dokumentacion dhe ka nënshkruar në regjistër, nuk ka të drejtë të ndryshojë programin e studimit, për atë vit akademik. Të dhënat përcillen në afatet e përcaktuara në MAS dhe AKP.

II –     PROCEDURAE APLIKIMIT DHE REGJISTRIMIT TË KANDIDATËVE PËR PROGRAMET E STUDIMIT E CIKLIT TË DYTË (Master Profesional, Master i Shkencave)

1.      Procesi i aplikimit dhe regjistrimi fillon në përputhje me afatet e përcaktuara sipas udhëzimeve përkatëse të MAS për çdo vit akademik

2.      Studentët aplikojnë në UAL aplikojnë të gjithë kandidatët:

  •     Janë pajisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të niveli arsimor të kërkuar.
  •     Plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar sipas VKM 407 dt. 01.06.2016
  •     Plotësojnë kriteret e përcaktuara me vendim të Senatit akademik nga Universiteti Aldent për programet e studimit që Universiteti ofron.

Aplikimi bëhet nëpërmjet formularit të aplikimit në UAL pranë sekretarisë mësimore.

3.      UAL ngre komisione të posaçme ad-hoc të cilët kryejnë procesin e rankimit të aplikuesve dhe publikon zyrtarisht në faqen e web-it listën jo përfundimtare përkatëse në rendin zbritës. Lista përfundimtare e fituesve përcillet pas procesit të ankimimit brenda afateve të përcaktuara në AKP si dhe shpallet publikisht.

4.      Të gjithë kandidatët të cilët kanë kryer procesin e aplikimit dhe janë shpallur fitues nga UAL, kryejnë procesin e regjistrimit me dokumentacion përkatës në sekretarinë mësimore të UAL-së në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet. Në përputhje me afatet ligjore në fuqi.

5.      Sekretaria mësimore mban një regjistër të veçantë për dorëzimin e dokumentacionit me të dhënat mbi datën dhe orën e dorëzimit, si dhe nënshkrimin e kandidatëve të regjistruar. Kandidati, pasi ka bërë regjistrimin me dokumentacion dhe ka nënshkruar në regjistër, nuk ka të drejtë të ndryshojë programin e studimit, për atë vit akademik. Të dhënat përcillen në afatet e përcaktuara në MAS dhe AKP