Universiteti "ALDENT"
DekaniFunksionet dhe kompetencat e DekanitMandati, emërimi dhe shkarkimi i DekanitPërfundimi i mandatit të Dekanit të Fakultetit
  • Dekani është autoriteti drejtues në secilin prej fakulteteve të Universitetit, i cili e përfaqëson atë dhe vepron në emër dhe për llogari të tij.

 

  • Dekani, është personel akademik i kategorisë “Profesor”.
  1. Dekani ka këto funksione:
    • Drejton dhe përfaqëson Fakultetin;
    • Ushtron kontrollin e ligjshmërisë mbi autoritetet drejtuese brenda fakultetit.
  2. Dekani ushtron edhe këto kompetenca:
    • Propozon emrin e zëvendësdekanit për miratim nga Rektori dhe e emëron atë pas miratimit;
    • Propozon Rektorit drejtuesit e njësive bazë të fakultetit përkatës;
    • Emëron përgjegjësit e grupeve mësimore (lëndore dhe ndërlëndore) mbi propozimin e  titullarit të njësisë bazë;
    • Mbikëqyr mbarëvajtjen e veprimtarisë mësimore dhe shkencore në njësitë bazë, duke koordinuar dhe bashkëpunuar me drejtuesit e njësive bazë;
    • Miraton komisionet e provimeve të formimit, e mbrojtjes së diplomave për programet e studimit që mbulon dhe çdo komisioni tjetër, në ndihmë të realizimit të detyrave dhe funksioneve të fakultetit;
    • Në bazë të nevojave të fakultetit dhe zhvillimit të tij, i propozon Rektorit vendet vakante dhe ndryshimet në numrin dhe pozicionet e burimeve njerëzore të fakultetit, për përgatitjen e procesit të rekrutimit;
    • Ngre komisionin ad hoc të rekrutimit për fakultetin përkatës;
    • Drejton procesin e rekrutimit për fakultetin përkatës në bazë të planit të Rektorit për këtë proces;
    • I propozon Rektorit, për çdo vit akademik, listën e studentëve për t’u miratuar si të regjistruar, për vazhdimin e studimeve në programet që mbulon fakulteti;
    • I propozon Rektorit përjashtimin e studentëve, për rastet e parashikuara në Rregulloren e Fakultetit;
    • I paraqet rektoratit, për çdo vit, raportin për aktivitetin mësimor, shkencor dhe financiar të fakultetit, pas diskutimit dhe miratimit paraprak në dekanat;
    • Organizon konkurset e pranimeve të studentëve të rinj në fakultet dhe kontrollon mirëfunksionimin e komisioneve të pranimeve;
    • Miraton rregulloret e brendshme të njësive në përbërje të fakultetit;
    • Miraton kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të provimeve, të pranimeve, të provimeve të formimit dhe të mbrojtjes së diplomave, tezat e provimeve të pranimit, të provimeve të formimit dhe temat e projekt – diplomave, projektet dhe planet e kërkimit të punonjësve shkencorë të qendrës përkatëse të kërkimit ose të njësive bazë të mësim – kërkimit, pas shqyrtimit në dekanat, me propozim të titullarit të njësisë bazë;
    • Shpall rezultatet e konkurseve të pranimit;
    • Dekani në ushtrim të kompetencave, shprehet me urdhra dhe udhëzime;
    • Në raste flagrante ose shkelje të rënda të ligjit dhe akteve nënligjore nga titullari i një njësie bazë, i propozon Rektorit shkarkimin e tij. Rektori shprehet brenda një muaji. Nëse Rektori nuk shprehet brenda këtij afati titullari mbetet në detyrë;
    • Dekani cakton njërin prej përgjegjësve të grupeve kërkimore, shkencore, mësimore (lëndore ose ndërlëndore), në varësi të njësisë ku ka ndodhur shkelja, që ta zëvendësojë autoritetin drejtues të pezulluar deri në emërimin e autoritetit të ri.
    • Nënshkruan diplomat pa të drejtë delegimi firme.

Dekani kryen detyra të tjera të përcaktuara në legjislacionin në fuqi, në Statutin e Universitetit apo akte të tjera.

  1. Dekani emërohet nga Rektori i dekretuar në përputhje me dispozitat e këtij Statuti dhe sipas procedurave të përcaktuara në Rregulloren e Zgjedhjeve të Universitetit me të drejtë emërimi vetëm një herë në të njëjtin pozicion dhe në të njëjtën IAL.
  2. Për postin e dekanit vetkandidojnë në Senatin akademik individë të personelit akademik të fakultetit përkatës ose individë jashtë tij që kanë Kategorinë “Profesor”. Këta të fundit, në rastin kur rezultojnë fitues, bëhen anëtarë të personelit akademik të fakultetit përkatës.
  3. Dekani i Fakultetit emërohet për një mandat 4 vjeçar me të drejtë rizgjedhje vetëm njëherë.
  4. Në raste flagrante ose shkelje të rënda të ligjit dhe akteve nënligjore nga një dekan, Rektori urdhëron shkarkimin e tij. Rektori cakton zëvendësdekanin ose njërin prej zëvendësdekanëve kur janë më shumë se një, që ta zëvendësojë dekanin e shkarkuar deri në emërimin e dekanit të ri.
  1. Mandati i dekanit përfundon me përfundimin e periudhës për të cilën është zgjedhur.
  2. Mandati i Dekanit mund të përfundojë në mënyrë të parakohshme kur ai:
    • Jep dorëheqjen;
    • Ndërron jetë;
    • Bëhet e pamundur nga ana fizike ose mendore të ushtrojë funksionin;
    • Kur vendoset shkarkimi i tij;
    • Kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.