Universiteti "ALDENT"

MISIONI I PROGRAMIT DHE KOMPETENCAT INFERMIEORE QË DO TË PËRFITOHEN NGA STUDIMI  NË  PROGRAMIN E STUDIMIT BACHELOR “INFERMIERI E PËRGJITHSHME”

Misioni i programit Bachelor në “Infermieri e përgjithëshme” është:

Të pajisë studentët me njohuritë dhe aftësitë e duhura për të formuar specialistë infermierë  të aftë të konkurojnë në tregun vendas dhe të huaj, si dhe të përballin me sukses kërkesat në rritje të tregut të punës.

Të kontribuojë në zhvillimin, emancipimin dhe rritjen e standardeve të shkencës së infermieristikës  duke përgatitur të rinjtë për të qenë pjesë e denjë e saj.

Kompetencat infermierore:

Programi Bachelor në  “Infermieri e përgjithëshme” ka  si objektiv kryesor formimin e  specialistëve me njohuritë e nevojshme shkencore, vlera etike dhe morale në aplikimin e profesionit të Infermierit,  të aftë për të  marrë kompetencat professionale të parashikuara në Udhëzimet EUROPIANE dhe për t’i zbatuar ato me sukses.

Ky program studimi synon të aftësojë studentin që në ushtrimin e profesionit të tij si infermier të ketë kompetenca të mirëfillta profesionale dhe etike:

  1. Të ketë kompetencë në vendosjen në mënyrë të pavarur të diagnozës infermierore duke përdorur njohuritë teorike dhe klinikke si dhe të planifikojë, të organizojë dhe implementojë kujdesin shëndetësor ndaj pacientëve.
  2. Të ketë kompetencë për të punuar me rendiment me aktorë të tjerë të sektorit shëndetësor
  3. Të ketë kompetencë në orientimin e individëve, familjeve dhe komunitetit drejt jetës së shëndetëshme dhe kujdesit ndaj vetes.
  4. Të ketë kompetencë që në mënyrë të pavarur të marrë masa për shpëtimin e jetëve në raste krizash apo fatkeqësish.
  5. Të ketë kompetencë që në mënyrë të pavarur të këshillojë, të instruktojë dhe të mbështesë personat që kanë nevojë për përkujdesje, si dhe të afërmit e tyre.
  6. Të ketë kompetencë që në mënyrë të pavaur të vlerësojë dhe të japë një shërbim shëndetësor sa më cilësor.
  7. Të ketë kompetencë për bashkëpunim dhe komunikim profesional me punonjës të tjerë të sektorit shëndetësor.
  8. Të ketë kompetencë në analizimin e cilësisë së shërbimit, në mënyrë që të përmirësojë sa më shumë praktikën profesionale si infermier i kujdesit të përgjithshëm shëndetësor.