Universiteti "ALDENT"
  • 1.    ALDENT është një Universitet i specializuarvetëm në fushën e mjekësisë. Kjo bën të mundur që studentëve tanë t’iu kushtojmë vëmendje të posaçme dhe hapësira të mjaftueshme.  
  • 2.    Stafi pedagogjik përbëhet nga specialistët më të mirë të fushave përkatëse, shumica të specializuar në Itali, Gjermani, SH.B.A etj. 
  • 3.    Universiteti është shumë i pasur me laboratorë dhe ka në dispozicion gjithë mjetet përkatëse praktike e didaktike
  • 4.    Ky Universitet ka kushte ideale mësimi e praktike. Studentët e Stomatologjisë dhe Laborant Dentar, realizojnë të gjitha llojet e punimeve si në laborator edhe në pacient.Studentët e Farmacisë, Infermierisë dhe Fizioterapisë, përveç ushtrimit në laboratorët e shkollës, kryejnë praktikë në farmacitë dhe spitalet e Tiranës. 
  • 5.    Programi mësimor i shkollës është realizuar në bazë të parimeve të Deklaratës së Bolonjës dhe me programe të ngjashme me të gjithë universitetet më në zë Evropiane dhe Amerikane. Për këtë është shfrytëzuar eksperienca e gjatë e mësimdhënësve të këtij Universiteti. 
  • 6.    Universiteti është themeluar dhe drejtohet nga mjekë dhe pedagogë me experience të gjatë në mësimdhënie. 
  • 7.   Lidhjet e këtij Universiteti me profesorë.e specialistë të mjekësisë nga e gjithë bota janë një garanci cilësie dhe suksesi afatgjatë. 
  • 8.    Studentët e diplomuar pranë këtij universitetijanë ndër më të kërkuarit në treg, jo vetëm për përgatitjen e tyre teoriko-praktike, por edhe për devotshmërinë dhe përkushtimin në profesion.