Universiteti "ALDENT"

 Studentët tanë nga Dega e Famacisë:

  • Ajkuna Miha
  • Judita Perndrecaj
  • Doris Merko

Prej një muaji me bursa në kuadër të programeve Erasmus+ po ndjekin studimet akademike në Universitetin D’Annunzio i Chietit në Peskara, Itali. Përveҫ studimeve akademike, kanë mundësi që të marrin pjesë në ture të ndryshme në Itali, Poloni, aktivitete sportive dhe argëtuese me studentë italianë dhe ndërkombëtar.

 

Nëse dhe ti si student ke interesa të ngjashme së shpejti do të kesh mundësi që të ndjekësh një pjesë të studimeve, të bësh praktika si dhe të argëtohesh në Itali, Poloni, Lituani, Turqi etj.

Studentët nga Universiteti D’Annunzio i Chietit në Peskara, Itali, Dega e Farmacisë:

  • Paola Campanella
  • Lucrezia Farina

Prej 3 muajsh në kuadër të programeve Erasmus+ po ndjekin studimet akademike pranë nesh në Degën e Farmacisë. Së shpejti studentë të tjerë nga Italia, Polonia, Lituania, Turqia do të ndjekin studimet e tyre akademike pranë Universitetit Aldent. Do të keni më shumë mundësi që të njiheni me kultura të ndryshme si dhe të keni shoqëri të reja me studentë ndërkombëtarë.