Stafi dhe Karriera
Mundësi Punësimi
Universiteti Aldent është një punëdhënës që ofron mundësi të barabarta dhe është i përkushtuar ndaj një mjedisi pune të drejtë, gjithëpërfshirës dhe respektues. UAL nuk diskriminon në bazë të racës, ngjyrës, origjinës kombëtare, fesë, aftësisë së kufizuar, gjinisë ose ndonjë statusi tjetër në politikat, praktikat ose procedurat e tij që përfshijnë aplikantët, studentët, fakultetin, stafin dhe publikun.Të gjitha vendimet e rekrutimit dhe punësimit merren përmes procedurave transparente dhe të bazuara në meritë, në përputhje me nevojat institucionale dhe standardet përkatëse.
