Masteri i Shkencave në Teknologjinë e Laboratorit Mjekësor në Universitetin Aldent ofron trajnim të avancuar në diagnostikën moderne laboratorike dhe analizat biomjekësore. Programi kombinon njohuritë teorike me përvojën praktike laboratorike, duke u përqendruar në fusha të tilla si biokimia klinike, mikrobiologjia, hematologjia, diagnostika molekulare dhe menaxhimi i cilësisë laboratorike.
Ky program studimi ka për qëllim formimin e specialistëve me njohuri të avancuara profesionale e shkencore në fushën e mjekësisë laboratorike e biomjekësore. Ky Master synon të pajisë me njohuri të avancuara në specialitete të veçanta të shërbimit laboratorik mjekësor dhe biomjekësor si dhe ti përgatisë ata për mbrojtjen e shëndetit të pacienteve dhe shëndet publik në tërësi. Gjithashtu, Masteri TLM synon të përgatisë ekspertë me fokus kërkimin shkencor dhe hulumtues të teknologjive të reja.












