Entuziazmi i maturantëve nuk pushon!
Universiteti ALDENT vazhdon të presë grupe maturantësh nga e gjithë Shqipëria që po zbulojnë mundësitë e tyre të ardhshme në fushën e shëndetësisë.
Këto ditë kampusi ynë pranë TEG-ut është plot jetë dhe energji pozitive! Maturantët nga gjimnaze të ndryshme po vizitojnë laboratorët tanë modernë, po njihen me programet tona akademike dhe po marrin frymëzim për karrierën e tyre të ardhshme.
Jeni gjimnaz dhe dëshironi të organizoni një vizitë për klasën tuaj?
Ne jemi këtu për ju! Çdo javë po presim grupe të reja maturantësh.
Dera e ALDENT është gjithmonë e hapur për të ardhmen e shëndetësisë shqiptare! 
