
UAL Student survey

Të dashur studentë,
Prej ditës së djeshme, Instituti për Cilësi në Arsim, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurimit të Cilësisë në UAL, ka nisur shpërndarjen e pyetësorëve për vlerësimin e mësimdhënies dhe të performancës së personelit akademik në UAL. Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij procesi të rëndësishëm dhe të jepni mendimin tuaj. Kontributi juaj është i vlefshëm për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së mësimdhënies dhe të jetës akademike në universitet. Ju bëjmë me dije se pyetësori është plotësisht anonim dhe identiteti juaj nuk do të evidentohet. Në pjesën që lidhet me vlerësimin e stafit akademik, ju lutemi të jepni vlerësimin tuaj duke u bazuar në përvojën tuaj personale, dhe jo në opinione apo mendime të personave të tjerë.
Mirëpresim kontributin tuaj dhe ju falënderojmë për bashkëpunimin.