Universiteti "ALDENT"

 

 TEKNIKË IMAZHERIE DHE RADIOTERAPI

(Cikli  3 – vjeҫar, Bachelor )

 

Objekti

 

  1.  Universiteti “ALDENT”, Fakulteti i SHKENCAVE MJEKЁSORE TEKNIKE, me të tre departamentet e tij: Departamentin e Infermierise dhe Fizioterapise, Departamentin Laborant Mjekësor dhe Imazheri si dhe Qendrën e Promovimit të Shëndetit organizon programin e studimit me kohë të plotë cikel 3-vjeҫar ne fushen Teknikë Imazherie dhe Radioterapi.

 

  1.  Ky program studimi është organizuar konform Ligjit të Arsimit të Lartë Nr. 80/2015, datë 22.07.2015, si dhe udhëzimeve përkatëse të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS).

 

  1.  Rregullorja e Programit të Studimit Imazheri dhe Radioterapi është e harmonizuar me Statutin dhe Rregulloren Akademike të Universitetit ALDENT dhe ka si objekt, kryesisht disa specifika të këtij programi studimor.

Neni 2

Misioni dhe objektivat

 

Programi i studimit Imazheri dhe Radioterapi ka percaktuar si mision të tij përgatitjen me pergjegjësi të Teknikeve te Imazherise dhe Radioterapise të pajisur me standardet më të larta profesionale në kryerjen me cilesi dhe saktesi te sherbimit ne mjediset imazherike si dhe me aftësinë per t’u pershtatur në sistemin shëndetësor gjithnjë në ndryshim. Të diplomuarit duhet të jenë të pergatitur në ushtrimin e profesionit në nje game te gjere diagnostikimesh imazherike me metoda duke nisur nga ato tradicionale e deri ne ato me te avancuara teknologjike dhe shkencore. Per më tepër, ata duhet të kenë aftësinë për t’i sherbyer shoqërisë me etikë dhe përkujdesje profesionale.  

 

 

FILLIMI I STUDIMEVE

 

Neni 3

Pranimi

  1. 1. Në këtë program studimi studentet do të pranohen me përzgjedhje, të organizuar nga Komisioni i Pranimit si me poshte:
  2. a. Kandidatë që kanë mbaruar shkollën e mesme, brenda dhe jashtë Shqipërisë.
  3. b. Kandidatë që kanë mbaruar apo ndjekur programe universitare në fusha të tjera.
  4. c. Studentë që kanë ndjekur programe studimore universitare në Teknik Imazherie dhe Radioterapie (fakultete të tjera) dhe kerkojnë të transferohen pranë fakultetit tonë.

 

Neni 4

Regjistrimi

1. Regjistrimi i pjesëmarrësve kryhet pranë Sekretarisë së Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike të Universitetit “ALDENT”

2. Për regjistrim, studenti paraqitet me këto dokumente:

  • Diplomën e shkollë së mesme (te noterizuar)
  • Dokumentin e identifikimit (fotokopje)
  • Raportin nga komisioni mjekësor që dëshmon aftësi për studime
  • Dy fotografi

3. Me fillimin e studimeve, studenti pajiset me kartë (librezë) studenti.

 

4. Gjatë kohës që studenti rezulton i rregjistruar ne këtë cikël studimesh, nuk ka të drejtë të rregjistrohet në cikle të tjera studimore, me kohë te plotë.

 

 

Neni 5

Shkëputja dhe rifillimi i studimeve

1. Studenti mund të shkëpusë studimet e tij, për arsye personale, në këtë rast, ai është i detyruar të njoftojë me shkrim Sekretarinë e Fakultetit.

2. Në rast shkëputjeje, studenti ka të drejtë të pajiset me vërtetim për kohën që ka kaluar në këtë program studimi, shoqëruar edhe me listën e notave të fituara deri në momentin e shkëputjes.

3. Sekretaria e fakultetit pasqyron në regjistrin themeltar daten e shkëputjes së studentit.

4. Studenti i shkëputur, ka të drejtë të rifillojë studimet, në po atë nivel që i ka lënë më parë; për këtë ai paraqet në Sekretari, kërkesën përkatëse me shkrim.

5. Nëse, gjatë kohës së shkëputjes, studenti ka kryer shkollime ekuivalente, ai ka të drejtë të kërkojë ekuivalentimin e tyre, për të vijuar studimet në pjesën e mbetur.

 

Neni 6

Ekuivalentimi, lëvizshmëria

 

  1. Procedurës së ekuivalentimit i nënshtrohen studentët që kanë mbaruar apo kryer pjesërisht programe universitare në fusha të tjera (mjekesi, fizike, biologji etj), pas regjistrimit pranë sekretarisë së fakultetit dhe kerkesës për njohjen e studimeve të kryera.

 

  1.  Studenti i interesuar duhet të dorëzojë pranë Sekretarisë Mësimore këto dokumenta:
  • Kerkesen me shkrim për njohjen dhe ekuivalentimin e lëndës/ve apo kursit të studimeve (kerkesa i drejtohet Dekanatit të Fakultetit).
  • Planin mësimor të shkollës/fakultetit që ka ndjekur, ku pasqyrohet ngarkesa e lëndës, kreditet etj.
  • Programin e detajuar të lëndës/ve që ka realizuar.
  • Dëshmi të rezultateve të arritura (diplomë ose vertetim legal).

 

  1. Ekuivalentimi dhe njohja e krediteve të fituara nga kandidati në studimet universitare të kryera, duke perfshirë edhe kalimet nga programi studimor Teknike Imazherie dhe Radioterapi bëhet nga Komisioni i Ekuivalentimit, i ngritur nga Dekani i Fakultetit.

 

  1. Komisioni i Ekuivalentimit merr nga sekretaria mësimore dokumentacionin e ekuivalentimit dhe mblidhet për të shqyrtuar kerkesat e paraqitura në fillim të vitit shkollor (muaji tetor, java 2-të) dhe, nëse është e nevojshme, edhe para sesionit të provimeve (1 javë para sesionit).

 

  1. Kreditet e kandidatit konvertohen, sipas rregullave ndërkombëtare, udhëzimeve të MAS dhe parashikimeve në Statutin e Universitetit, duke konsideruar programin studimor aktual mbi bazen e krediteve të fituara (përkatësisht, ngarkesës mësimore të realizuar) percaktohet kursi që do të ndjekë studenti, si dhe detyrimet e prapambetura që ai duhet të shlyejë gjatë atij viti akademik.

 

  1.  Kur komisioni e konsideron të nevojshme mund të kerkojë që, gjatë procedurës së shqyrtimit të dokumentacionit, të paraqitet edhe kandidati i interesuar.

 

  1. Vlerësimi i komisionit, i miratuar nga Dekani i Fakultetit, bashkë me dokumentacionin e dosjes së ekuivalentimit, kthehet në Sekretarinë mësimore, e cila duhet të bëjë veprimet përkatëse në regjistrin e notave (në çdo rast, para fillimit të sesionit të provimeve); një kopje e vlerësimit të komisionit i jepet kandidatit.

 

  1. Dekani i Fakultetit, bazuar në vlerësimin e komisionit, i percjell Rektorit dhe Bordit të Universitetit informacionin për çdo kandidat, me qëllim perllogaritjen e detyrimit financiar të studentit ndaj universitetit.

 

  1.  Çdo mungesë kreditesh të nevojshme në lëndë të cilat zhvillohen në këtë program studimi, apo mungesë lëndësh të tjera mbështetëse (parakushte), duhet të plotësohen nga kandidati në afatet e percaktuara, konform vendimit (vlerësimit) të Komisionit të Ekuivalentimit.

 

  1. 10. Studenti që dëshiron të kryejë një pjesë të studimeve të këtij formimi në një Universitet tjetër, brenda ose jashtë vendit, në të nëjtën fushë, paiset me të gjithë informacionin dhe dokumentacionin e nevojshëm për këtë gjë, si: plane, programe mësimore dhe rezultatet e arritura.

 

 

ORGANIZIMI DHE STRUKTURA E STUDIMEVE

 

Neni 7

Kohëzgjatja e studimeve dhe kreditet ECTS

 

Për marrjen e Diplomës studenti duhet të marrë, së paku 180 kredite (ECTS) formimi, që përkon me një kohëzgjatje prej 6 semestra mësimorë (3 vite akademikë), përfshirë edhe praktiken profesionale në institucione apo laboratore të ndryshme mjekesore imazherike.

 

Neni 8

Struktura e studimeve

 

  1. Programi i studimeve në Teknike Imazherie dhe Radioterapi përmban mësimet e detyruara në auditor (leksione, seminare/ushtrime, laboratore, projekte kursi), praktiken profesionale të udhëhequr nga Departamenti Laborant Mjekësor dhe Imazheri (që zhvillohet në Universitetin Aldent por edhe ne  institucione të ndryshme mjekesore dhe  shëndetësore) dhe punimin per tezen e diplomës.

 

  1. Programi i studimeve Teknike Imazherie dhe Radioterapi zhvillohet sipas strukturës akademike vjetore (planit vjetor) të miratuar nga Rektori i Universitetit, të njoftuar edhe në ëeb-faqen e fakultetit.
  2.  Praktika profesionale zhvillohet në institucione të tjera shëndetësore me të cilat fakulteti ka nënshkruar paraprakisht një marrëveshje bashkëpunimi.

 

  1. Studenti duhet të marrë pjesë dhe të vlerësohet për çdo komponent (aktivitet) të mësimdhënies:
  • pjesëmarrja në leksione është e detyruar mbi masen 75%,
  • pjesëmarrja në ushtrime/seminare është e detyruar mbi masen 75 %,
  • pjesëmarrja në laboratore është e detyruar 100%; mungesat duhet të shlyhen para vlerësimit perfundimtar të lëndës/modulit.
  • pjesëmarrja në praktiken profesionale duhet të jetë e plotë; në raste mospjesëmarrje, studenti në formim duhet të plotësojë detyrimet, para se të paraqitet për mbrojtjen e tezës së diplomimit.

 

  1. 5. Ndarja e krediteve për secilën lëndë/modul dhe secilin komponent të mësimdhënies (leksione, seminare/ushtrime, laboratore, projekte kursi, praktikë profesionale dhe tezë diplome) pasqyrohet në planin mësimor të miratuar nga Dekani dhe Rektori i universitetit.

 

 

KONTROLLI I NJOHURIVE

 

Neni 9

Vlerësimi i punës së studentit

 

  1. Vlerësimi i studentit mbështetet në vlerësimin gjithëvjetor (përkatësisht, semestral) të punës në auditor, përgatitjes së detyrave të kursit, rezultateve laboratorike, praktikave profesionale,
  2.  Të gjithë pedagogët përgjegjës të lëndëve apo moduleve, duhet të hartojnë tabelen (mënyren) e vlerësimit të studentëve, të cilen duhet ta depozitojnë dhe miratojnë në departament dhe njëkohësisht tua bëjnë të njohur studentëve në fillim të mësimit (ciklit të lëndës përkatëse).

 

  1.  Mënyra e vlerësimit dhe shperndarja e pikëve brënda lëndës/modulit duhet të bëhet sipas modelit të detajuar nga departamenti (gjithsejt 100 pikë), por mbetet në kompetencë të pedagogut pergjegjës të lëndës percaktimi i peshës specifike për secilin komponent të mësimdhënies (leksione, seminare/ushtrime, laboratore dhe provim perfundimtar.

 

  1. Në vlerësimin perfundimtar me notë, e cila pasqyrohet në fleten e provimit, duhet të zbatohet ky rregull:
  • 0- 40 pikë — nota 4
  • 41-50 pikë — nota 5
  • 51-60 pikë — nota 6
  • 61-70 pikë — nota 7
  • 71-80 pikë — nota 8
  • 81-90 pikë — nota 9
  • 91-100 pikë — nota 10

 

 

  1. 5. Në fund të ciklit të lëndës, bashkë me fleten e provimit dhe dokumentacionin tjeter, pedagogu duhet të dorëzojë në Sekretarinë Mësimore edhe tabelen me rezultatet e vlerësimit vjetor (me pikët perkatëse për secilin komponent), të plotësuar per çdo student dhe të firmosur
  2. 6. Vlerësimi përfundimtar me notë në fleten e provimit merr parasysh vlerësimin gjithëvjetor të studentit në të gjithë komponentët e ciklit të lëndës/modulit; kur lënda përmban dy ose më shumë module, nota perfundimtare vendoset mbi bazen e mesatares së ponderuar.

 

  1. 7. Vlerësimi i praktikave profesionale kryhet nga pedagogu i ngarkuar nga departamenti për udhëheqjen e praktikës; ky pedagog ndjek realizimin e programit të praktikës, duke bashkëpunuar me drejtuesin teknik të institucionit ku zhvillohet praktika.

 

Neni 10

Provimet dhe riprovimet

 

  1. . Provimet e lëndëve kryhen sipas një plani kalendar të caktuar nga Departamenti, në datën dhe orën e miratuar nga Dekani i Fakultetit.

 

  1. Studenti e fiton të drejtën e pjesëmarrjes në provimin e lëndës/modulit kur ka shlyer detyrimet që rrjedhin nga kjo rregullore për pjesëmarrjen në leksione, seminare/ushtrime, laboratore dhe ka shlyer paraprakisht lëndët/modulet që janë parakushte.

 

  1. Studenti nuk mund të hyjë për të dyten herë në provimin e një lënde, brenda një sesioni;

 

  1.  Provimi kryhet me shkrim, ose me shkrim dhe me gojë, por gjithnjë konform planit kalendar, të njoftur studentëve në fillim të vitit akademik.

 

  1. Për secilin provim, Dekani cakton komisionin e provimit, me të paktën dy pedagogë, njëri nga të cilët duhet të jetë pedagogu i lëndës; i dyti mund të jetë pedagogu i seminareve ose një pedagog tjetër i një fushe të përafërt.
  1.  Teza e provimit me shkrim miratohet nga Pergjegjësi i Departamentit; në këtë rast pedagogu i lëndës duhet të paraqesë edhe tabelen e plotësuar të vlerësimit të studentëve
  2. Provimi vlerësohet me pikët e paracaktuara në tabelen e vlerësimit vjetor/semestral; rezultati i provimit duhet t’i njoftohet studentit në afatin e caktuar (jo më vonë se pesë ditë nga data e provimit, kur provimi është me shkrim).

 

  1.  Rezultati i provimit dhe gjithë dokumentacioni i vlerësimit të studentit (tabela e vlerësimit, teza e provimit, fleta e provimit e firmosur nga dy pedagogët, etj) duhet të dorëzohen në sekretarinë mësimore brënda afateve të caktuara nga departamenti (jo më shumë se një javë nga perfundimi i provimit).

 

  1.  Riprovimet dhe detyrimet e tjera të pashlyera mund të jepen në sesionin e vjeshtës ose afate të tjera gjatë vitit pasardhës, sikurse parashikohet në Rregulloren e Universitetit; sesionet e veçanta për provimet e mbartura në mes të vitit mund të propozohen nga Dekani dhe miratohen nga Rektorati.

           

Neni 11

Studenti ka te drejte te mbarte per vitin tjeter akademik jo me shume se 30 kredite ne total. Ne te kundert studenti kalon ne statusin perserites.

 

Neni 12

Modalitetet e përgatitjes dhe vlerësimit të provimit te  Diplomes

  1.  Mbrojtja e diplomës bëhet para komisionit të ngritur nga Dekani i Fakultetit, pasi studenti ka shlyer të gjitha detyrimet e tjera, të parashikuara edhe nga Statuti dhe Rregullorja e universitetit.
  2.  Vleresimi i tezës së diplomës nga komisioni bëhet me notë.
  3.  Studentët, që kanë përfunduar të gjitha detyrimet e një programi studimi, pajisen me diplomën përkatëse, e cila është dokument zyrtar. Diploma plotësohet me të dhënat e sakta të studentit. Ajo nënshkruhet nga dekani i fakultetit dhe Rektori i UAL. Për secilin prej tyre shënohet emri, mbiemri, grada dhe titulli shkencor. Nënshkrimi i Rektorit shoqërohet me vulën e UT. Respektivisht sipas formës së studimit lëshohen diplomat e ciklit të pare.
  4.  Ceremonia e dorëzimit Dorëzimi i diplomave bëhet me ceremoni në të cilën marrin pjesë autoritete drejtuese të fakultetit dhe të Rektoratit. Për studentët që gjatë studimeve, kanë marrë mbi 80% të notave 10 (dhjeta) dhe pjesën tjetër vetëm 9 (nënta), jepet Çertifikata “Student i Shkëlqyer. 

Neni 13

VEPRIMET ME SEKRETARINË DHE ZYRA E INFORMACIONIT

 

Zyra e informacionit Studenti drejtohet në zyrën e informacionit ku informohet për shërbimin që kërkon të përfitojë. Nëse zyra e informacionit nuk mund të kryejë shërbimin ndaj studentit, e orienton atë se ku duhet të drejtohet dhe dhe oraret zyrtare në të cilat kryejnë shërbimet hallka apo zyra të tjera të Fakultetit. Si rregull, sekretaria mësimore i kryen shërbimet ndaj studentëve vetëm nëpërmjet zyrës së informacionit. Sekretaria lëshon dokumente të ndryshme, të miratuara nga dekanatati. Lëshimi i dokumentave bëhet kundrejt tarifave të shërbimit të vendosura nga Rektorati i UAL. Për veprimet që nuk kryhen nëpërmjet zyrës së informacionit, sekretaria afishon orarin e kryerjes së këtyre veprimev