Universiteti "ALDENT"

Lista e çmimeve për çdo program studimi për vitin akademik 2024-2025.

 

NR PROGRAMI I STUDIMIT VLERA E KONTRATES ME 1 KEST VLERA E KONTRATES  ME 3 KESTE
1.       Programi i studimit: Master i Shkencave  në “Stomatologji” 4500 Euro/vit 5000 Euro/vit
2.       Programi i studimit: Master i Shkencave  në “Farmaci” 3420 Euro/vit 3800 Euro/vit
3.       Programi i studimit: Bachelor në “Infermieri të Përgjithshme” 2250 Euro/vit 2500 Euro/vit
4.       Programi i studimit: Bachelor në “Fizioterapi” 2250 Euro/vit 2500 Euro/vit
5.       Programi i studimit: Bachelor në “Laborant Dentar” 2700 Euro/vit 3000 Euro/vit
6.       Programi i studimit: Bachelor në “Teknikë Imazherie dhe Radioterapi” 2250 Euro/vit 2500 Euro/vit
7.       Programi i studimit: Bachelor në “Teknikë Laboratori Mjekësor” 2250 Euro/vit 2500 Euro/vit
8.       Programi i studimit: Master i Shkencave  në “Fizioterapi Klinike” 2250 Euro/vit 2500 Euro/vit
9.       Programi i studimit: Master i Shkencave  në “Infermieri Klinike” 2250 Euro/vit 2500 Euro/vit
10.    Programi i studimit: Master i Shkencave  në “Teknikë Laboratori Mjekësor” 2250 Euro/vit 2500 Euro/vit
11.    Programi i studimit:  Cikël 2 vjeçar në “Asistencë Dentare” 2250 Euro/vit 2500 Euro/vit

 

LEHTËSIRA PËR STUDENTËT NË UNIVERSITETIN ALDENT 2024-2025:

  • Studentët e rinj nuk kanë asnjë tarifë aplikimi apo regjistrimi.
  • Studentët që zgjedhin të paguajnë vlerën e kontratës me 1 këst, kanë mundësi të paguajnë deri në 15 Nëntor 2024.
  • Studentët që zgjedhin të paguajnë vlerën e kontratës me 3 këste gjatë vitit akademik, kanë mundësi të paguajnë kestin e pare deri në 15 Nëntor 2024.
  • Studentët që janë 2 persona nga një familje (motër, vëlla, etj) e vërtetuar kjo nga çertifikata familjare me datë të regjistrimit të studentit në shkollë, pëfitojnë 20 % zbritje nga vlera e kontratës me 3 këste, kanë mundësi të paguajnë me tre ose më shumë këste gjatë vitit akademik, kesti i parë është deri në 15 Nëntor 2024.
  • Shërbimet administrative në sekretari (vërtetime studenti, vërtetime notash, etj)  ofrohen pa asnjë pagesë shtesë, për çdo student, aktual, të diplomuar apo të larguar nga Universiteti Aldent.
  • Shërbimet në departamente (programe studimi, plane mësimore) ofrohen me pagesë të pranueshme, për çdo student, aktual, të diplomuar apo të larguar nga Universiteti Aldent.
  • Studenti nuk kryen asnjë pagesë shtesë për provimet e mbartura, edhe nëse këto i përsërit me shumë se 2 herë.
  • Studenti nuk paguan përsëri vitin akademik nëse ka ngelur për arsye të mosplotësimit të krediteve për të kaluar në vitin pasardhës.
  • Nuk kryhet asnjë pagesë përsa i përket mbrojtjes së diplomës dhe kartonit të diplomës.
  • Transporti i studentëve nga qëndra e Tiranës në Kampusin e Universitetit Aldent, mundësohet falas.
  • Ceremonia dhe mbrëmja e diplomimit finacohet nga Universiteti.