Universiteti "ALDENT"
Konferenca e VI Shkencore  

Date 20.05.2022, Kampusi i ri Universitar prane TEG, ora 9.00

Programi Konferenca VI-te Shkencore Studentore

Libri Abstrakteve Konferenca VI-te Shkencore Studentore

Konferenca e II Shkencore Studentore 

Programi Konferenca II-te Shkencore Studentore

Temat e Abstrakteve dhe Udhëheqësit për “Konferencën e II Shkencore Studentore” UAL 26 Maj 2017

Abstraktet e Konfernces se II-te Shkencore Studentore

Konferenca e I Shkencore Studentore       

Nisur nga dëshira për të rritur pjesëmarrjen në fushën e kërkimit shkencor dhe për të promovuar idetë dhe iniciativat profesionale sidomos në fushën farmaceutike dhe stomatologjike Universiteti ALDENT, me mbështetje të Qendrës Kërkimore Farmakoterapeutike dhe Qendrës së Shërbimit Klinik, ju fton të jeni pjesëmarrës në Konferencën e parë Shkencore Studentore. Universiteti ALDENT në organizimin dhe funksionimin e tij ka pjesë të pandarë të misionit kërkimin shkencor gjithëpërfshirës. Promovimi dhe stimulimi i studentëve është ndër detyrat prioritare të stafit akademik të Universitetit ALDENT. Studentët tanë kanë qenë pjesëmarrës aktiv në shumë konferenca dhe kongrese të organizuara nga shoqatat studentore ndëruniversitare. Kjo konferencë synon të mbledhë së bashku studentë e pedagogë për të vënë në dukje punën e tyre kërkimore në fusha të ndryshme të farmacisë dhe stomatologjisë. Ky debat do të shërbejë si premisë në adresimin e kërkimit shkencor dhe krijimit të linjave të miniprojekteve në bazë fakultetesh dhe ndër institucionale në të ardhmen. Si pjesë e aktivitetit mësimor-shkencor, ky organizim do t’i mundësojë studentëve të nivelit Master në Farmaci e Stomatologji të prezantojnë projektet dhe studimet e tyre të deritanishme, duke gjetur në këtë Konferencë një mundësi shumë të vlefshme për promovimin e punës së tyre. Këshilli Shkencor i Universitetit ALDENT, do të synojë në rritjen e cilësisë së punimeve shkencore, si një domosdoshmëri e zbatimit të filozofisë së shkollës tonë, por edhe në zbatim të kërkesave të ligjit të ri të Arsimit të lartë. Me këtë rast stafi drejtues i Universitetit ALDENT ju uron punë te mbarë dhe suksese në zhvillimin e konferencës së parë shkencore studentore.

Programi Konferenca e I-re Shkencore Studentore 

Abstrakt Konferenca