Universiteti "ALDENT"

Funksionet e Zyrës së Këshillimit të Karrierës

 

Në Universitetin Aldent një prioritet i rëndësishëm përveç përgatitjes shkencore dhe profesionale të studentëve është edhe informimi e këshillimi i studentëve për zhvillimin e karrierës.

Misioni

Misioni i kësaj zyre është të ofrojë një përqasje më të mirë të studentëve në tregun e punës, duke përmirësuar cilësinë e edukimit të tyre dhe duke i mbështetur dhe inkurajuar në zhvillimin e plotë të potencialeve

Qëllimi

Zyra e këshillimit të karrierës ka për qëllim informimin e studentëve në lidhje me programet e studimit, orientimin e edukimit profesional nëpërmjet bashkëpunimit të studentëve me departamentet e fakulteteve, ndjekjen e vijueshmërisë së praktikave profesionale nëpërmjet bashkëpunimeve ndërinstitucionale dhe orientimin në tregun e punës për nja kalim efikas nga bota akademike në atë profesionale.

 

 

Përshkrimi i Shërbimeve të Zyrës se Këshillimit
  • Informimin e studentëve të ardhshëm (maturantëve) në lidhje me programet e studimit, standartet e pranimit të UAL-së dhe prespektivën personale dhe profesionale.
  • Sigurimin e lidhjeve mes studentëve, personelit akademik dhe atij administrativ për mbarëvajtjen e akademike gjatë viteve të studimit.
  • Orientimin dhe sigurimin e praktikave profesionale në institucion në përputhje me profilin e programit të studimit, ofron
  • Krijimi i një database për të gjithë studentët e ALUMNI UAL, me të dhëna të plota për punësimin dhe karrierën profesionale, komunikimin e vazhueshëm dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme për të mundësuar informimin e studentëve aktualë me qasjet e tregut të punës.
  • Sigurimi i kontakteve të duhura me punëdhënës potencialë me qëllim promovimin e studentëve tanë në krijimin e mundësive të reja të punësimit.
  • Asistencë për realizimin e instrumenteve të kërkimit të një vendi pune. (Përgatitja e një kërkese, CV, letër motivimi, intervistë etj.)
  • Trajnime/ ëorkshope për zhvillimin e qëndrimeve dhe aftësive që mund të rrisin mundësitë e të diplomuarve në tregun e punës.
  • Organizimi i tryezave të rrumbullakta, seminareve, konferencave të Alumnëve , studentëve aktualë që përmes bashkëpunimit të ndërsjelltë të kenë qasje në informacione dhe në mundësitë për trajnime të mëtejshme të cilat iu përgjigjen më shumë kualifikimeve dhe aftësive të tyre profesionale.
  • Ndjekjen hap pas hapi e karrierës së të punësuarve si dhe duke iu krijuar mundësinë e përfshirjes në tregun e punës atyre që nuk janë bërë ende pjesë e këtij tregu në varësi të aftësive dhe prirjeve të gjithësecilit.
  • Përfshirjen në tregun e punës të sa më shumë stundetëve dhe Alumnëve të UAL, si një tregues i zhvillimit dhe rritjes së cilësisë së UAL, duke promovuar dhe rritur imazhin pozitiv të universitetit dhe Alumnit të tij.
  • Përpunimin e të dhënave statistikore përsa i përket numrit të studentëve aktualë që strudiojnë në UAL, numrit të studentëve të diplomuar pranë këtij universiteti e shumë të dhëna të tjera.
  • Krijimin e një albumi me të dhëna e foto të ish studentëve të punësuar apo të vetëpunësuar në qëndrat e punës ku ata punojnë dhe krijimi i një memorie institucionale profesionale.
  • Plotësimin e një formulari kontakti gjatë takimeve dhe komunikimeve për çdo student sipas formatit bashkëngjitur.

 

 

Aktivitetet

Zyra e këshillimit të karrierës organizon një sërë aktivitetesh gjatë vitit akademik, të cilat janë të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë me studentët e Universitetit Aldent. Për të sensibilizuar studentët për një përfshirje dhe angazhim më të lartë në këto aktivitete, zyra ka krijuar “Grupin e Studentëve Vullnetarë” të ardhur nga secila degë (Stomatologji, Farmaci, Laborant dentar, Fizioterapi dhe Infermieri) dhe çdo vit.

Me anë të angazhimit vullnetar të studentëve zyra e karrierës ka për qëllim të inkurajojë studentët të bëhen pjesë e vullnetarizmit në përgjithësi dhe të jenë më të përfshirë në aktivitetet e për të patur një performancë më të mirë të tyre në tregun e punës.

Disa prej aktiviteteve që QAL organizon janë si më poshtë:

  • Workshope
  • Trajnime
  • Info Day
  • Takime të Hapura
  1. Workshope

Zyra e Këshillimit të Karrierës  përgjatë vitit akademik organizon workshope me tematika të ndryshme, të cilat realizohen çdo muaj pranë zyrave të karrierës. Synimi i këtyre workshop-eve është orientimi dhe përgatitja e studentëve të Universitetit Aldent , për një prezantim më të mirë të tyre në aplikimet e ndryshme për vazhdim studimesh, për mundësi bursash, trajnimesh dhe mundësi punësimi në tregun e punës.

Tema të cilat trajtohen në këto workshope janë:

  • Si të Shkruajmë një CV?
  • Si të shkruajmë një Letër Motivimi?
  • Si të përgatitemi për një Intervistë të suksesshme?
  • Shkrimi akademik.

 

 

Trajnime

Trajnimet konsistojnë në trajtimin e disa çështjeve specifike, të cilat shërbejnë për përmirësimin e aftësive dhe rritjen e nivelit të performancës së studentit në fushën e tyre të studimit apo në mjedisin e punës.

 

Qëndra e Karrierës në bashkëpunim të vazhdueshëm me institucione të ndryshme, klinika private, spitale private e shtetërore,  zhvillon përgjatë vitit akademik trajnime me temat si:

Info Day

“Info DAY” apo “Info – Tour”, është një ndër aktivitetet më të shpeshta të zyrës së karrierës, që organizohet për të informuar studentët në masë, për aktivitete të rëndësishme ku ata mund të përfitojnë eksperienca të vlefshme përsa i përket studimeve apo angazhimeve ekstra kurrikulare.

Aktiviteti i parë “Info Tour” shërben si një fushatë informuese në të gjitha ambientet e fakultetit, ndërkohë “Info Day” organizohet në një ambient të fakultetit në një ditë të caktuar, gjatë së cilës jepen të gjitha detajet e mënyrës së aplikimit për të përfituar këto bursa.

Muaji nëntor është muaji i informimit për të gjithë studentët e UAL-së.

Përmes “Info DAY” apo “Info – Tour”, zyra e karrierës ka për synim prezantimin e shërbimeve dhe mundësive të ndryshme që ofrojnë këto zyra, sikurse janë:

  1. Zyra e këshillimit të karrierës.
  2. NES – Rrjeti i Studentëve të Ekselncës.

 

 

Takime të Hapura

Qendra e Karrierës në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës dhe Rrjetin e Studentëve Ekselentë, organizon për studentët “Takime të Hapura” me personalitete të fushave të ndryshme. Në këto takime të hapura studentëve u jepet mundësia të komunikojnë drejtpërdrejtë me personalitete të fushave të stomatologjisë, farmacisë, fizioterapisë, infermierisë.

 

  

Përbërja e Zyrës së Këshillimit

MSc. Gerta KUPI

[email protected]

Master Shkencor: Psikologji Klinike

 

 

Formular Kontakti

Data :

 Informacioni Personal

 Të dhëna personale :

Emër ; mbiemër :

Datëlindje:

Vendlindje:

Email:

Telefon/Celular:

Adresa personale:

Forma të preferuara të komunikimit:

(Email, Ëeb, Facebook etj)

 Arsimimi

Fakulteti:

Viti i diplomimit:

Arsimi shtesë: