Universiteti "ALDENT"

Kriteret e pranimit në Universitetin “Aldent” për vitin akademik 2022-2023

Bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Kriteret e pranimit të studentëve  për ndjekjen e programeve të studimit të ciklit të parë si dhe të programeve të integruara të ciklit të dytë,  programeve të studimit me karkater profesional për vitin akademik 2022-2023 në Universitetin “Aldent”, të jenë si më poshtë:

1-Për ndjekjen e programeve të studimit të ciklit të parë si dhe të programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë, si dhe programeve të studimit me karkater profesional për vitin akademik 2022-2023  nota mesatare e pranimit do t’i referohet Vendimit të Këshillit të Ministrave;

2-Në përllogaritjen e pikëve për ndjekjen e programeve të studimit të ciklit të parë si dhe të programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë, përqindja e notës mesatare të shkollës së mesme për  të gjitha vitet, përfshirë edhe provimet e Maturës Shtetërore të jetë në masën 60 %, ndërsa përqindja e notës mesatare të gruplëndëve (për të gjitha vitet ku shtrihen lëndët), të përzgjedhura nga fakultetet për çdo program studimi, të jetë në masën 40% (sipas tabelës bashkëngjitur);

3- Për ndjekjen e programeve të studimit të ciklit të dytë për vitin akademik 2022-2023, sipas përcaktimeve të Udhëzimit  nr. 52, datë 03.12.2015 “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë , në institucionet e arsimit të lartë” të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, dokumenti i njohjes së një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Evropian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht të jetë ndëmjet nivelit B1 dhe nivelit C1; 

Kriteret e pranimit të studentëve që aplikojnë për programin e studimit “Master i Shkencave” të jenë si më poshtë:                                                                                                                                                                          

>  Pranimi i kandidaturave të studentëve që aplikojnë për program të ciklit të dytë me kohë të plotë për programin e studimit “Master i Shkencave” të ketë përfunduar studimet në programin e studimit ”Bachelor”.

>  Klasifikimi të bëhet sipas rendit zbritës, sipas përllogaritjes në masën 70% të pikëve të notës mesatare të programit të studimit “Bachelor” dhe në masën 30% të pikëve të intervistës së aplikantëve.

>  Aplikantët për programet e ciklit të dytë me kohë të plotë të studimeve “Master i Shkencave” të dorëzojnë dokumentacionin për mbrojtjen e gjuhës së huaj sipas udhëzimit Nr. 52, datë 03.12.2015 ndërmjet niveli B1 dhe C1.

Kriteret e pranimit për progamet e studimit të ciklit të parë dhe programeve të integruara  të ciklit të dytë për vitin 2022-2023
Programet e Studimit Mesatare e shkollës së Mesme* Përqindja e gruplëndëve**  Lëndët Përqindja
Programe të integruara

“Master i Shkencave”

“Stomatologji” 60% 40% Kimi 10%
   “Farmaci” 60% 40% Biologji 10%
Cikli i parë i studimeve

“Bachelor”

“Teknika Laboratorike Dentare” 60% 40% Gjuhë e huaj e parë 10%
  “Fizioterapi” 60% 40% Tik 5%
  “Infermieri e Përgjithshme” 60% 40% Qytetari 5%
  “Teknikë Laboratori Mjekësor” 60% 40%    
  “Teknikë Imazherie dhe Radioterapi” 60% 40%    
 
 
* Nota mesatare e shkollës së mesme llogaritet për të gjitha vitet, përfshirë edhe provimet e Maturës Shtetërore.
**Nota mesatare e secilës lëndë llogaritet për të gjitha vitet ku shtrihet kjo lëndë.
 
 
Kriteret e pranimit për progamet e ciklit të dytë të studimeve për vitin 2022-2023
Programet e Studimit Mesatare “Bachelor” Niveli i gjuhës së huaj
*** “Master i Shkencave “ “Teknikë Laboratori Mjekësor”  Mbi 6.00 B1-C1
“Master i Shkencave “ “Fizioterapi Klinike”  Mbi 6.00 B1-C1
“Master i Shkencave “ “Infermieri Klinike”   Mbi 6.00 B1-C1

 

Kriteret e pranimit për progamet  me karakter profesional për vitin 2022-2023
Programet e Studimit me karakter profesional Mesatare “Shkollës së Mesme”
“Programi profesional i studimit “ “Asistencë Dentare” Për ndjekjen e programeve të studimit me karakter profesional për vitin akademik 2022-2023  nota mesatare e pranimit do t’i referohet Vendimit të Këshillit të Ministrave.