Universiteti "ALDENT"

Histori Suksesi me Studentet Alumni te UAL-se.

Gjergji Ziu, “Ne UAL rikthehem per te takuar miqte dhe per te marr keshilla nga ish pedagoget e mi”.

Gjergji Ziu eshte diplomuar ne UAL vetem nje vit me pare,ne 2016. Ai ka kryer studimet per”Master i Shkencave ne Stomatologji”. Gjate kohes qe ishte ende student,ai punonte si asistent stomatolog per tre vite ne nje klinike private ne Tirane. Pas diplomimit dhe pas kryerjes se provimit te licenses prane AKP ku fitoi te drejten e ushtrimit te profesionit me piket maksimale , tani punon si mjek stomatolog ne po te njejten klinike. Rikthimi si UAL – ALUMNI akoma nuk perjetohet shume nga ai,pasi edhe pse ka nje vit qe ka mbaruar studimet,ai vjen shpesh per te takuar miqte dhe petagoget duke diskutuar e duke kerkuar nga ata keshilla per raste te veshtira klinike qe has gjate ushtrimit te profesionit. “Me duket sikur nuk jam larguar asnje her nga Aldenti” shprehet ai.

 

Rozeta Pashko, UAL ishte për mua zgjedhja më e mirë. 

Rozeta Pashko   një  ish studente e Universitetit Aldent dhe një infermiere e punësuar pranë spitalit Salus, e cila ka kryer studimet e saj universitare në degën infermieri  ne periudhen kohore 2011-2014.

“Universiteti Aldent ishte për mua zgjedhja më e mirë, duke kontribuar në formimin tim jo vetëm teorik, por edhe atë praktik – shprehet Rozeta”. Investim i cili iu shpërblye fill pas përfundimit të studimeve duke iu dhënë mundësia e punësimit në një ndër spitalet me emër në sektorin privat, pranë Spitalit  Salus, në pozicionin e infermieres.   

 

Antigona Biba, eksperienca ne UAL më ka ndihmuar shumë në profesionin tim. 

“Profesionin që zgjedh duhet ta duash fort.  Në të njëjtën kohë dhe me të njëjtën dashuri duhet të zgjedhësh edhe vendin ku do të arsimohesh. Universiteti Aldent ishte zgjedhja e cila në fund më rikonfirmoi edhe njëherë se kisha bërë zgjedhjen më të mirë mundshme”- shprehet Antigona.    

Së pari për të gjitha mundësitë e krijuara përgjate viteve akademike në UAL, për komunikimin e vazhdueshëm pedagog student, për  mësimdhënien me format më bashkëkohore, për kushtet fizike, për laboratorët ku pata mundësi të njoh më nga afër pjesën praktike të profesionit tim, e mbi të gjitha për profesionalizmin që karakterizon këtë institucion.

Antigona Biba  ka studiuar për degën farmaci pranë Universitetit Aldent përgjatë viteve 2010-2015. Përgjatë viteve të studimit ka patur mundësinë të jetë pjesë e praktikave të organizuara nga Universiteti Aldent në kuadër të profesionit të saj të ardhshëm. Praktika të realizuara në farmaci me të cilat UAL ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. “Kjo ishte pjesë shumë e rëndësishme e formimit tim profesional- shprehet Antigona, pasi preka më nga afër atë ҫka unë do të bëja pasi të mbaroja pesë vite studimi”. Antigona sot ka farmacinë e saj prej dy vitesh,  me emrin ALGO FARMA, në adresën  “Lulishtja Ҫajupi” përballë ish- Ekspozitës Shqipëria Sot.

 

Ensuida Cela, vazhdoj të jem pjesë e Univesritetit Aldent.   

Ka ndjekur studimet bachleor ne Universitetin Aldent përgjatë harkut kohor 2012-2015. Pas përfundimit të studimeve, ciklit tre vjeҫar, Ensuida punësohet pranë klinikës së Fizioterapisë Ortodynamica, për një periudhë një vjeҫare. Shkëput marrëdhëniet me klinikën pas një viti eksperiencë pune në të, për arsye të rifillimit të studimeve me të thelluara ne fushën e fizioterapisë, Master Shkencor, në Universitetin Aldent.    

 

Riana Jaku, rikthehem me deshirë pranë Universitetit Aldent për konsulta dhe trajnime.

 Riana ka ndjekur studimet  pesë vjeҫare prane Universitetit Aldent, tre vite bachleor dhe dy vite master ne degen e Stomatologjise. Riana ne momentin e ardhjes ne Univesritetin Aldent, ndryshe nga studente të tjerë, ishte me ide të qarta në lidhje me profesionin e saj të ardhshëm. Riana vinte nga një familje ku një nga pjestarët e familjes ishte mjek stomatolog, konkretisht babai i saj i cili e shikonte atë si një pasardhëse të denjë të profesionit të tij. Riana vazhdon të mbetet në kontakt me strukturat e UAL-së, jo vetëm në të qënurin pjesë e Alumnit, por edhe duke qënë vazhdimisht aktive me prezencën e saj në konferenca, trajnime e leksione të hapura që zhvillohen ne fushën e stomatologjisë. Gjthashtu edhe përmes konsultave me pedagogët e UAL-së për raste specifike të cilat ajo mund të ketë në klinikën e saj “Jaku Dent”. Ajo ka studiuar në Univesritetin Aldent përgjatë viteve 2008- 2013 dhe pas realizimit të stazhit tre mujor, ajo filloi të ushtroj profesionin e saj në klinikën me emrin “Jaku Dent” e cila gjëndet në adresën rruga “Erjon Hoxha” Laҫ.