Universiteti "ALDENT"
Senati AkademikPërbërja e Senatit AkademikMandati i Senatit Akademik dhe i anëtarëve të tijMbledhja e parë e senatit akademikThirrja e mbledhjes së Senatit AkademikVlefshmëria e mbledhjes dhe e vendimeve të Senatit AkademikZbardhja, nënshkrimi dhe publikimi i vendimeve të Senatit Akademik
  1. Senati Akademik është organ kolegjial vendimmarrës i Universitetit, që përcakton politikat e zhvillimit të institucionit, programon, bashkërendon, drejton dhe kontrollon veprimtaritë e mësimdhënies e të kërkimit shkencor dhe vlerëson efikasitetin e tyre. Senati Akademik kryesohet nga Rektori dhe mblidhet periodikisht.
  2. Funksionet kryesore të Senatit Akademik janë:
    • garanton autonominë e institucionit, lirinë akademike, si dhe të drejtat e studentëve;
    • i propozon Bordit të Administrimit, Planin Strategjik të Zhvillimit të institucionit;
    • miraton Statutin e institucionit, pasi të jetë marrë miratimi paraprak i Bordit të Administrimit. Statuti i miratuar dërgohet në ministrinë përgjegjëse për arsimin për kontrollin e ligjshmërisë nga ministria përgjegjësepër arsimin.
    • zgjedh Rektorin e Universitetit
    • miraton kandidaturat për drejtuesit e njësive kryesore
    • miraton kandidaturat për drejtuesit e departamentit propozuar nga Dekani respektiv.
    • miraton strukturën akademike të institucionit, pasi të jetë marrë miratimi paraprak i Bordit të Administrimit;
    • miraton Rregulloren e institucionit, Rregulloret e njësive përbërëse të tij, Rregulloret e programeve të studimit si dhe Rregulloret e aktet e tjera që janë kompetencë e Senatit;
    • miraton programet e reja të studimit, të kërkimit shkencor, ndryshimet në këto programe si edhe mbylljen e tyre. Programet e reja miratohen pasi të jenë gjetur të mbështetura në projektbuxhetin vjetor të institucionit;
    • propozon mbylljen dhe riorganizimin e institucionit si dhe bashkimin me një institucion tjetër të arsimit të lartë, pasi është marrë mendimi i Bordit të Administrimit;
    • miraton hapjen, riorganizimin ose mbylljen e njësive kryesore ose bazë, mbi bazën e propozimeve të njësive kryesore dhe të njësive bazë, duke marrë vlerësimin paraprak të Bordit të Administrimit;
    • miraton ndryshimin e emrit ose stemës së institucionit, sipas përcaktimeve të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi;
    • miraton planin vjetor të veprimtarive akademike dhe kërkimore-shkencore;
    • miraton raportin e detajuar vjetor të veprimtarisë së institucionit, të hartuar nga rektorati, dhe ia përcjell ministrisë përgjegjëse për arsimin;
    • vlerëson dhe garanton sigurimin e brendshëm të cilësisë në institucion përmes raportimit që i bëhet nga Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë. Anëtarët e kësaj Njësie (NJSBC), miratohen nga Senati, me propozimin e Rektorit;
    • në fund të çdo viti akademik organizon një mbledhje të përbashkët të Senatit Akademik me Bordin e Administrimit, ku diskutohet për veprimtarinë e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe atë financiare e administrative të institucionit.
    • Miraton kuotat e pranimit të propozuara nga njësitë kryesore
    • Miraton kriteret e pranimit të propozuara njësitëbazë
  1. Anëtarët e Senatit Akademik të institucioneve të arsimit të lartë zgjidhen nga asambletë e personelit akademik të njësive kryesore, përmes një votimi të përgjithshëm, për një mandat katërvjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje, midis anëtarëve të personelit akademik me kohë të plotë, të vetëkandiduar në përputhje me Ligjin dhe sipas procedurave të përcaktuara në Rregulloren e Zgjedhjeve të Universitetit. Rektori është pjesë e senatit dhe kryetar i tij.
  2. Senati Akademik i Universitetit përbëhet nga 9 (nëntë) anëtarë përfshirë rektorin e UAL. Në Senatin Akademik përfaqësohen edhe nga studentët, në masën dhjetë për qind.
  3. Anëtarët e Senatit i përkasin kategorisë “Profesor” ose mbajnë gradën shkencore “Doktor” (PhD), të fituar pranë universiteteve të vendeve anëtare të OECD-së ose BE-së. Në mungesë të autoriteteve drejtuese me këtë titull dhe për efekt të përfaqësimit, kategoria e tyre mund të zbresë në gradën “Doktor” me përjashtim nga ky kusht të përfaqësuesit të studentëve.

 

  1. Senati Akademik si organ kolegjial ka mandat 4 vjeçar me të drejtë rizgjedhje.
  2. Mandati i anëtarit të Senatit Akademik fillon nga momenti i zgjedhjes dhe zgjat deri në përfundim të mandatit të Senatit Akademik.
  3. Mandati i anëtarit të Senatit Akademik konsiderohet i përfunduar në mënyrë të parakohshme në rastet kur anëtari:
    1. Jep dorëheqjen si anëtar i Senatit Akademik;
    2. Në rastet kur shkarkohet, lirohet apo jep dorëheqjen nga detyra, kur kjo e fundit është emërtesë;
    3. Përfundon marrëdhënien e punës me Universitetin, apo përfundon/ndërpret studimet në Universitet;
    4. Ndërron jetë;
    5. Nuk merr pjesë në më shumë se gjysmën e mbledhjeve të zhvilluara gjatë një viti akademik;
    6. Dënohet për një vepër penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë;
  4. Senati Akademik konstaton vakancën e krijuar me anë të një vendimi deklarativ.
  5. Vendi vakant i krijuar nga përfundimi në mënyrë të parakohshme i mandatit të një anëtari të Senatit Akademik, plotësohet me një person tjetër të zgjedhur nga i njëjti grup i anëtarëve të Universitetit.
  6. Zgjedhjet për plotësimin e vendit vakant në Senatin Akademik zhvillohen brenda 6 muajve nga data e vendimit për konstatimin e vakancës.
  1. Në mbledhjen e tij të parë, Senati Akademik thirret nga Rektori i Universitetit.
  2. Në këtë mbledhje zgjidhet nënkryetari i Senatit Akademik, nga radhët e anëtarëve.
    Në raste të tjera zgjedhja e nënkryetarit bëhet edhe në rastet e mbarimit të mandatit në mënyrë të parakohshme të anëtarit të zgjedhur nënkryetar, apo kur nënkryetari jep dorëheqjen nga kjo detyrë.
  3. Nënkryetari propozohet nga Kryetari i Senatit Akademik dhe zgjidhet me shumicë të thjeshtë të anëtarëve të Senatit.
  4. Në mbledhjen e tij të parë Senati Akademik miraton propozimet e Rektorit për pozicionin e Zëvendësrektorit/ëve të Universitetit.
  5. Krijon Komisionet e Përhershme të përcaktuara në këtë statut.
  6. Përbërja, të drejtat, detyrat dhe funksionimi i komisioneve të përhershme, përcaktohen nga Senati Akademik në Rregulloren e Komisioneve të Përhershme.
  7. Senati Akademik ngre Këshillin e Etikës, në përputhje me dispozitat e përcaktuar në këtë Statut dhe Rregulloren e Këshillit të Etikës.
  1. Senati Akademik si rregull mblidhet të paktën një herë në 2 muaj. Senati Akademik mund të miratojë rregulla shtesë, të cilat mund të përcaktojnë mbledhjen në një datë dhe orë të njëjtë, për çdo mbledhje.
  2. Mbledhja e Senatit Akademik thirret nga:
    1. Rektori (Kryetari i Senatit);
    2. Nga anëtarë të Senatit të cilët përbëjnë të paktën ¼ e numrit të përgjithshëmtë anëtarëve.
  3. Mbledhja thirret nëpërmjet njoftimit me shkrim ose elektronik të rendit të ditës, disa ditë përpara datës së përcaktuar për zhvillimin e mbledhjes. Së bashku me njoftimin për rendin e ditës, thirrësit e mbledhjes shpërndajnë edhe materialet mbi çështjet që do të shqyrtohen në mbledhje.
  1. Mbledhjet e Senatit Akademik drejtohen nga Kryetari. Nënkryetari i Senatit Akademik drejton mbledhjet e Senatit në rast të mungesës së Kryetarit.
  2. Mbledhjet e Senatit Akademik janë të vlefshme kur në to marrin pjesë jo më pak se 2/3 e anëtarëve. Në rast se në mbledhje janë të pranishëm më pak se 2/3 e anëtarëve, atëherë mbledhja nuk zhvillohet dhe shtyhet për një datë tjetër.
  3. Anëtarët e Senatit Akademik e ushtrojnë vetë funksionin e tyre. Ata nuk mund t’ia delegojnë votën një anëtari tjetër dhe as të votojnë në emër të një anëtari tjetër të Senatit.
  4. Votimi në Senatin Akademik si rregull është i hapur. Në rastet kur vendimi për të cilin do të votohet i referohet personave të përveçëm, Senati mund të vendosë me shumicë të thjeshtë për të zhvilluar votim të fshehtë, në rast se kjo kërkohet nga secili prej anëtarëve. Procedurat për zhvillimin e votimit të fshehtë përcaktohen nga Senati Akademik.
  5. Senati merr vendime me shumicë të thjeshtë, me përjashtim të rasteve kur për marrjen e vendimeve kërkohet një shumicë e cilësuar, sipas përcaktimeve në këtë Statut.
  6. Vendimet e Senatit Akademik, si rregull hyjnë në fuqi menjëherë. Senati Akademik mund të përcaktojë në vendim kohën e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Në mbledhjen e Senatit Akademik, mund të thirren administratorët (i institucionit ose të njësive kryesore, veçmas ose bashkërisht) dhe specialistë të fushave të ndryshme, që kanë dijeni mbi çështjet të cilat janë shtruar për diskutim. Specialistët mund të jenë të brendshëm apo të jashtëm.
  8. Senati Akademik, me ndihmën e rektoratit cakton sekretarinë teknike, si një strukturë adhoc, e cila përbëhet nga të paktën një person për mbajtjen e procesverbalit të mbledhjes.

Pjesë e sekretarisë teknike do të konsiderohen edhe persona të tjerë, punonjës të administratës të cilët japin shpjegime gjatë mbledhjes së Senatit, lidhur me materialet e paraqitura dhe çështjet që diskutohen.

  1. Vendimet e marra nga Senati Akademik zbardhen 5 dite nga data mbledhjes në të cilën vendimi është miratuar.
  2. Vendimet e Senatit Akademik zbardhen dhe nënshkruhen nga Kryetari i Senatit, ndërsa procesverbali i mbledhjes nënshkruhet nga të gjithë anëtarët.
  3. Vendimet e Senatit Akademik publikohen në përputhje me Rregulloren e Brendshme për Qarkullimin dhe Administrimin e Dokumentacionit.
  4. Për sa është e mundur, vendimet e Senatit Akademik publikohen në faqen e internetit të Universitetit “Aldent”