Universiteti "ALDENT"
Përbërja e Rektoratit të UniversitetitFunksionet dhe detyrat e tjera të RektoratitMbledhjet dhe vendimmarrja e Rektoratit
  1. Rektorati i Universitetit, është organ kolegjial ekzekutiv.
  2. Rektorati përbëhet nga:
  3. Rektori;
  4. Zëvendës rektori/ët;
  5. Dekanët/Drejtuesit e Njësive Kryesore;
  6. Administratori i Universitetit
  7. Rektorati thirret në mbledhjen e parë nga Rektori dhe në vijim për çdo mbledhje, ose nga Rektori ose nga të paktën dy prej anëtarëve.

Funksionet e Rektoratit janë si më poshtë:

  1. harton planin disavjeçar të zhvillimit të Universitetit;
  2. harton programin vjetor të veprimtarive, si dhe ndjek zbatimin e tij pas miratimit nëSenatin Akademik;
  3. propozon kriteret për shpërndarjen e burimeve materiale dhe njerëzore akademike;
  4. harton dhe propozon projektbuxhetin për miratim në Senatin Akademik;
  5. propozon planin për investimet, kontratat dhe marrëveshjet, që janë kompetencë e tij;
  6. paraqet rekomandime për projektet për programet e studimeve, të kërkimit shkencor dhe ndryshimet e nevojshme strukturore për realizimin e tyre;
  7. zbaton të gjitha vendimet e miratuara nga Senati Akademik;
  8. monitoron dhe publikon rezultatet e vlerësimit të veprimtarive të Universitetit.
  1. Në raste të nevojshme Rektorati mund të mblidhet në çdo kohë, me kusht që të lihet kohë e mjaftueshme për shqyrtimin e materialeve që lidhen me çështjet për diskutim.
  2. Mbledhja thirret nga Rektori kryesisht, apo me kërkesën e dy prej anëtarëve të Rektoratit.
  3. Mbledhja konsiderohet e vlefshme nëse marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve të tij.
  4. Mbledhja nuk mund të zhvillohet dhe duhet të shtyhet, në rastet kur edhe pse është plotësuar numri i anëtarëve të nevojshëm, nuk është prezent anëtari, i cili ka lidhje të drejtpërdrejtë me çështjen për të cilën do të merret vendim.
  5. Si rregull Rektorati merr vendime njëzëri. Kur kjo nuk është e mundur, vendimet merren me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje. Në rastet kur nuk mund të arrihet shumica, vota e Rektorit është përcaktuese.
  6. Procesverbali i mbajtur në mbledhjen e Rektoratit përbën dokumentin bazë për pasqyrimin e vendimmarrjes.
  7. Vendimet e marra nga Rektorati, materializohen në formën e urdhrave të nxjerra nga Rektori i Universitetit.