Universiteti "ALDENT"
RektoriFunksionet dhe kompetencat e Rektorit të Universitetit “Aldent”Zgjedhja, mandati, emërimi dhe shkarkimi i RektoritPërfundimi i mandatit të Rektorit të Universitetit “Aldent”
  1. Rektori është autoriteti më i lartë akademik i institucionit, si edhe përfaqësuesi ligjor i tij për çështjet akademike dhe protokollare.

 

  1. Rektori duhet të ketë titullin “Profesor” zgjidhet  për një mandat 4 vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë në të njëjtin pozicion dhe institucion.
  1. Rektori i Universitetit ka këto funksione:
    • Drejton dhe përfaqëson Universitetin në marrëdhënie me të tretët për çështjet akademike;
    • Është anëtar i Konferencës së Rektorëve;
    • Është Kryetar i Senatit;
    • Ushtron kontrollin e ligjshmërisë mbi autoritetet drejtuese të njësive kryesore;
    • Nënshkruan diploma për përfundimin e programeve të studimit, që janë organizuar në Universitetin “Aldent”
  2. Rektori i Universitetit ushtron edhe këto kompetenca:
    • Propozon emrin e zëvendësrektorit/rëve për miratim në Senatin Akademik dhe e/i emëron atë/ata pas miratimit;
    • Emëron Drejtuesit e njësive kryesore;
    • Merr vendime dhe nënshkruan marrëveshje në lidhje me bashkëpunime të Universiteti me Institucione të Arsimit të lartë vendase dhe ndërkombëtare, shoqata e organizata të ndryshme, në kuadër të realizimit të interesave akademike për shkëmbim përvoje dhe bashkëpunim në procesin mësimor-shkencor, si dhe për kualifikimin e punonjësve akademikë;
    • Në raste flagrante ose shkelje të rënda të ligjit dhe akteve nënligjore nga një autoritet drejtues i një njësie kryesore ose njësie bazë, Rektori urdhëron shkarkimin e tij;
    • Cakton njërin prej zëvendësve të autoritetit që do ta zëvendësojë autoritetin drejtues të shkarkuar deri në zgjedhjen e autoritetit të ri, sipas ligjit;
    • Miraton planin kalendarik të procesit mësimor për çdo vit shkollor;
    • Miraton punonjësit mësimorë shkencorë të cilët për vitin shkollor do të jenë nën ngarkesën vjetore të normës mësimore, duke përcaktuar për çdo rast këtë ngarkesë;
    • Emëron punonjësit mësimorë e shkencorë, drejtuesit e strukturave të administratës si dhe specialistët e lartë, duke iu përmbajtur kritereve për zënien e këtyre vendeve, sipas përcaktimeve të njësive përkatëse, si dhe nënshkruan kontratat e punës së punonjësve të emërtesës së tij, sipas përcaktimeve të njësive përkatëse, si dhe i shkarkon ata në rastet e parashikuara me ligj, në përputhje me këtë Statut dhe akte të tjera;
    • Ngre komisione të përkohshme të cilëve ju ngarkon detyra të veçanta;
    • Nxjerr urdhra të brendshëm për veprimtarinë e përditshme të administratës së Universitetit, si dhe vendos masa disiplinore dhe administrative në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe këtë Statut;
    • Delegon firmën nëpunësve të tjerë në vartësi të tij, për kryerjen e detyrave të caktuara, kur e çmon të arsyeshme;
    • Vendos përjashtimin nga Universiteti të studentëve për rastet e parashikuara në rregulloren përkatëse të studentëve;
    • Jep leje për hyrjen e forcave të rendit në mjediset e Universitetit dhe mund të kërkojë prezencën e tyre në rast nevoje;
    • Shpall fushatën e rekrutimeve me detajim të vendeve vakante; përcakton dhe bën publike afatet, kriteret dhe procedurat e rekrutimit të stafit akademik dhe administrativ; monitoron dhe apelon procesin e rekrutimit të stafit akademik dhe administrativ; miraton përzgjedhjet e rekrutimeve dhe i çon për vendimmarrje përfundimtare në Senat;
    • Rektori i Universitetit kryen edhe detyra të tjera të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.
  1. Rektori i Universitetit “Aldent”, zgjidhet me votim të fshehtë nga, Asambleja e Personelit Akademik në përputhje me dispozitat e këtij Statuti dhe sipas procedurave të përcaktuara në Rregulloren e Zgjedhjeve të Universitetit.
  2. Për postin e Rektorit mund të kandidojnë individë nga radhët e personelit akademik të Universitetit ose jashtë tij me titull “Profesor”. Këta të fundit, në rastin kur rezultojnë fitues, bëhen anëtarë të personelit akademik të institucionit.
  3. Rektori i Universitetit zgjidhet për një mandat 4 vjeçar.
  1. Mandati i Rektorit të Universitetit, përfundon me përfundimin e periudhës për të cilën është zgjedhur.
  2. Mandati i Rektorit mund të përfundojë në mënyrë të parakohshme kur ai:
    • Jep dorëheqjen;
    • Ndërron jetë;
    • Bëhet e pamundur nga ana fizike ose mendore të ushtrojë funksionin;
    • Kur dekretohet shkarkimi i tij;
    • Kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
  3. Në rastet e përcaktuara nga ky nen, shpallen zgjedhje të parakohshme në senat për zgjedhjen e Rektorit.