Universiteti "ALDENT"

Çfarë është akreditimi?

Akreditimi është një procedurë formale dhe transparente e kontrollimit të cilësisë, gjatë së cilës një organ i pavarur vërteton në bazë të standardeve të definuara, kompatibile ndërkombëtarisht nëse institucionet univeristare përkatësisht drejtimet e studimeve i përmbushin kërkesat minimale të cilësisë. Procedurat e akreditimit vendosin për statusin  dhe njohjen e lidhur me te si dhe statusin juridik të institucioneve dhe drejtimeve të studimit për një kohë të caktuar. Akreditimi në fushën e arsimit të lartë i ofron shoqërisë dhe grupeve të përfshira të interesit siguri që cilësia e mësimdhënies dhe studimit i përgjigjet kërkesave ndërkombëtare. Njëkohësisht e rrit nivelin e transparencës në tregun gjithnjë e më të paqartë të ofertave kombëtare dhe ndërkombëtare të arsimit. Funksionet qenësore të akreditimit janë:

  • Mbrotja e studentëve nga ofertat, të cilat nuk dëshmohen që dërgojnë deri te arritja e rezultateve të parapara (shanset për punësim, njohjen ndërkombëtare të gradës së fituar etj.);
  • Transparencë, krahasueshmëri dhe përmes kësaj më shumë mundësi zgjedhjeje në tregun e arsimit dhe të punës si në vend ashtu edhe në tërë hapësirën europiane të arsimit të lartë;
  • Lehtësimi i mobilitetit ndërkombëtar përmes njohjes së anasjelltë të studimeve dhe përmirësimi i mundësive të  diplomuarve në tregun europian të punës;
  • Krijimi i një baze për konkurencën midis institucioneve të arsimit për studentë përkatësisht për mjete publike ose private.

Universiteti Aldent është një institucion privat i arsimit të lartë i liçensuar me vendim të Këshillit të Ministrave, Nr. 673, datë 27.9.2006pdf. Ky institucion ofron 9 programe studimi në tre cikle studimi . Është i akredituar institucionalisht me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës . Ka të akredituara  këto programe studimi:

Lexo me shume rreth Akredititmit te Universitetit Aldent!

Të gjitha degët e Universitetit Aldent janë të akredituara nga MAS!