Universiteti "ALDENT"

Universiteti Aldent ka interes të fortë ne zgjerimin e marredhënieve të bashkëpunimit ndërkombëtar me Institucione të Arsimit të Lartë qe kanë një histori të gjatë suksesi ne fushën e kërkimin shkencor. Zyra e marredhënieve ndërkombëtare ka si detyrë kryesore përgatitjen dhe implementimin e strategjisë së ndërkombëtarizimit të Universitetit.

Procesi I ndërkombëtarizimit bazohet në:

  • Rritjen e numrit të marrveshjeve të bashkepunimit me Universitete dhe Instiucione të tjera kërkimore,
  • Koordinimin dhe pjesemarrjen në programe mobiliteti ndërkombëtare per kërkuesit shkencore, stafin akademik, administrativ dhe per studentët,
  • Promovimin e programeve qe financojnë kërkimin në nivel ndërkombëtar
  • Asistence tekniko-administrative per kërkuesit në lidhje me përgatitjen dhe prezantimin e projekteve kërkimore ndërkombëtare.

 

Kërkuesve shqiptare dhe te huaj u ofrohet nje sherbim i personalizuar ne lidhje me instucionet Shqiptare te kërkimit, programet e financimit kombëtare dhe ndërkombëtare dhe me cështje praktike qe e bëjne lëvizjen e këtyre të fundit me të thjeshtë.

Periodikisht organizohen ditë informative në lidhje me finacimin e kërkimit nëpërmjet programeve ndërkombëtare me fokus të vecantë në programet Europiane që financojnë Mobilitetin Ndërkombëtar për kërkuesit.

Më shumë informacione për këto dhe për cështje te  tjera mund ti gjeni ne këte faqe. Nqs se kini pyetje apo komente në lidhje me këto argumente ju lutemi dërgoni një e-mail ne këtë adresë: [email protected].