Universiteti "ALDENT"

 

Kriteret e Rekrutimit ne UAL!

PROCEDURAT E REKRUTIMIT TË STAFIT AKADEMIK DHE ADMINISTRATIV

Baza Ligjore:

  • Ligji i Arsimit të Lartë 80/2015, datë 22.07.2015 ‘‘Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë‘‘
  • Kodin e Punes ne fuqi
  • Statuti i Universitetit “Aldent“
  • Rregullore e Universitetit “Aldent“
  • Vendimet e Senatit Akademik për kriteret e rekrutimit e stafit akademik dhe administrativ (bashkangjitur)

 

 Rekrutimi  i Stafit akademik dhe ndihmës/akademik

Rekrutimi i personelit akademik bëhet në përputhje me nevojat e UAL për staf akademik,staf ndihmës/akademik duke u bazuar në

  • planet mesimore dhe planifikimin e satif akademik perkates të miratuara të programeve përkatëse të studimit
  • realizimit te ngarkesave mësimore
  • permbushjes te kritereve ligjore te struktures se universitetit

 

1-Njësitë bazë propozojne titullarit te njesise kryesore pozicionet e lira në përputhje me pikat e mesiperme dhe shpallet nga institucioni.?

 2-Njësitë bazë hartojnë kriteret specifike për çdo pozicionte lire si dhe listën e dokumenteve që duhet të dorëzojë kandidati.

3-Titullari i njesise ne bazuar ne kerkesen e njesise baze ngre komisionin e rekrutimit me rreth 5-6 veta ku të paktën 3 veta janë anëtarë të departamentit.

 4-  UAL shpall njoftimin për vend të lirë pune dhe afatin e dorëzimit të dosjeve te kandidateve.

5- Komisioni i rekrutimit shqyrton dosjet sipas një sistemi pikëzimi të miratuar më parë nga senati akademik. (sipas tabeles bashkengjitur)

6- Kandidatët klasifikohen sipas pikëve të fituara dhe komisioni shpall fituesin dhe e  dërgon për miratim titullarit te njesise kryesore dhe senatit akademik.

7- Rektori me miratimin/pelqimin e Administratorit të Përgjithshëm emëron kandidatin fitues me një urdhër të brendshëm.

8- Punëmarrësi dhe punëdhënësi lidhin kontratën, e cila legalizon pozicionin e tij dhe kushtet perkatese.

9- Zyra e burimeve depoziton kontratën ne dosjen personale te punemarresit.

 

 

Tabelë Vlerësimi për Stafin Akademik në proçesin e Rekrutimit  (total 100 pikë)

 

Titulli / Grada

 

Botimet                   Brenda/ jashtë vendit

 

Eksperienca e Punës

 

Rekomandimet

 

Intervista

 

(30 pike) (20 pike) (30 pike) (10 pike) (10 pike)
Pikëzimi:

Master Shkencor – 10 pikë

Doktor proc – 15 pikë

Doktor – 20 pikë

Prof.As.Dr – 25 pikë

Prof.Dr.- 30 pikë

 

Pikëzimi : Brenda/(jashte)

Poster b.- 0.5 (0.8) x nr

Referim Oral – 1.0 ( 1.5) x nr

Botim /Paper – 2.0 (3.0) x nr

Libër – 5.0 x nr

Monografë – 2.5 x nr

 

 Pikëzimi:

Në fushën akademike – total 10 pikë

Në fushën profesionale – total 10 pikë

Në fushën  e mësimdhënies -total 10 pikë

 Pikëzimi:

Nga  akademike të fushës –total 10 pikë

Nga akademike jashtë fushë –total 5 pikë

 

 

 

Rekrutimi  i Stafit administrativ

 

Rekrutimi i personelit adminsitrativ bëhet në përputhje me nevojat për staf  administrativ dhe përfshin disa faza:

 

  • Kancelari i percjell Burimeve njerëzore pozicionet e lira, kriteret perkatese si dhe listën e dokumenteve që duhet të dorëzojne kandidatët bashke me afatin e dorëzimit të tyre
  • Për rekrutimin e stafit administrativ kancelari ngre komisionin e rekrutimit me 3 vetë ku të paktën 2 vetë janë anëtarë të fushës në përputhje me pozicionin e vendit të punës.
  • Rankimi i kandidateve bëhet sipas një sistemi pikëzimi ku janë përfshirë, arsimimi, eksperienca në punë, rekomandimet dhe intervista sipas një tabele të miratuar më parë nga Senati Akademik
  • Kandidatët klasifikohen sipas pikëve të fituara dhe komisioni shpall fituesin duke e dërguar për miratim te kancelari, i cili ia propozon Administratorit të Përgjithshëm.
  • Administratori i Përgjithshëm emëron në detyrë me një urdhër të brendshëm punëmarrësin.
  • Punëmarrësi dhe punëdhënësi lidhin kontratën, e cila legalizon pozicionin e tij dhe kushtet perkatese.
  • Zyra e burimeve depoziton kontratën ne dosjen personale te punemarresit

 

 

 

Tabelë Vlerësimi për Stafin Administrativ në proçesin e Rekrutimit  (total 100 pikë)

 

 

Emër,mbiemër

 

 

Edukimi Universitar

 

 

Eksperienca e Punës

 

Rekomandimet Intervista
  (30 pikë) (30 pikë) (20 pikë) (20 pikë)

 

Apliko ne UAL!
Apliko per tu bere pjese e stafit te Universitetit Aldent duke derguar:

  • CV e hollësishme e kandidatit .
  •  Letër motivimi 
  • Kopje të listës së notave (notë mesatare mbi 9-të).
  • Kopje te certifikimeve te marra nga kandidati. 

Email: [email protected]