Universiteti "ALDENT"

Objektivat formues dhe karakteristikat e programit të studimit

  • Masteri Shkencor nё Fizioterapi Klinike synon tё formoje tё diplomuarit fizioterapeut si ekspertё tё cilёt do tё luajnё nje rol tё rendesishёm nё cilesinё e rehabilitimit fizioterapeutik dhe sigurinё e pacientit. Ata do tё jenё zgjedhja e parё si partnere pёr punё ndёrdisiplinore nё kujdesin ndaj pacientit dhe promovimin dhe ruajtjen e shёndetit, parandalimin e sёmundjeve.
  • Aftёsitё specifike tё fituara gjatё trajnimit do tё ndihmojne kёta profesionistё tё marrin pjesё nё kujdesin e vazhdueshёm gjatё praktikave tё ndёrhyrjeve rehabilituese duke kontribuar nё ndryshimet organizative tё sistemit shёndetёsor.
  • Tё diplomuarit e ardhshёm mund tё punёsohen nё institucione shёndetёsore publike ose private, nё spitale, nё kushtet e shtёpisё, organizata brёnda sistemit shёndetёsor, shёrbime geriartrike, shёrbime tё shёndetit mendor si edhe nё kёrkimin akademik.

 

Struktura akademike përgjegjëse dhe strukturat e tjera bashkëpunuese

Fakulteti apo një strukturë tjetër mësimore e kërkimore  Senati i Sh.L.U. Aldent
Struktura të tjera bashkëpunuese brenda institucionit apo në institucione të tjera të arsimit të lartë.  Departamenti  Shkencave Mjekesore

Keshilli Drejtues

Subjekte të tjera publike apo private o   Q. S. U. “Nënë Tereza” Tiranë,

o   Spitali Ushtarak,

o   Spitali i Mushkerive “Shefqet Ndroqi”,

o   Qëndra shëndetësore ne Tiranë,

o   Qёndra e dhimbjes “Galenus”,

o   Maternitetin “Koço Gliozheni”,

o   Spitali Amerikan,

o   Qendra  Private Fizioterapie, etj.

 

Kuadri i përgjithshëm formues i programit të studimit

Kuadri i përgjithshëm formues i programit të studimit hartohet duke marrë në konsideratë dhe udhëzimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për organizimin e studimeve në Institucionet publike të Arsimit të Lartë”

mscfizio programi std