Universiteti "ALDENT"

 Misioni dhe objektivat e programit të studimit Master Profesional në “Teknologji Dentare e Avancuar”

 

  1. Misioni i programit të studimit

Në përputhje me misionin e Universitetit Aldent, programi i studimit Master Profesional në Teknologji Dentare e Avancuar ka përcaktuar si mision të vetë: Përgatitjen me përgjegjësi të specialistëve Master Teknikë Dentarë me standardet më të larta profesionale në formimin teoriko-praktik, të aftë që të përballojnë kërkesat gjithmonë në rritje të shërbimit stomatologjik në përgjithësi dhe shërbimit laboratorik protetik e ortodontik në vecanti.                  

  1. Objektivat e programit të studimit

Programi i studimit të Ciklit të Dytë Master Profesional në Teknologji dentare e Avancuar në Universitetin Aldent, synon që studentët:

  1. Të pajisen me njohuritë më të avancuara shkencore e profesionale të përgatitjes teorike e praktike, të nevojshme për ushtrimin e profesionit në praktikën e përditshme klinike e laboratorike.
  2. Të jenë të aftë t’u përgjigjen profesionalisht kërkesave të larta estetike dhe funksionale që kërkohen sot në teknologjinë dentare.
  3. Të zotërojnë sa më shumë metoda dhe teknologji moderne të protezimit dentar dhe ortodoncisë.
  4. Të marrin njohuritë e duhura në fusha që vijojnë të zhvillohen dhe do të fuqizohen edhe me shumë në të ardhmen, të tilla si: protezat biofunksionale, implantologjia, ortodoncia etj.
  5. Të kenë një formim e ndërgjegjie të lartë profesionale dhe ndjenjë përkushtimi për punën.
  6. Të jenë të aftë të orientohen sa më shpejt e më mirë në mjedisin ku do të punojnë, duke koordinuar drejt cilësinë e përgatitjes me aftësitë menaxheriale dhe marketingun profesional.
  7. Të njihen me kërkimin shkencor dhe të priren për të zhvilluar në vijim kualifikime të mëtejshme jo vetëm profesionale, por edhe shkencore.

 

  1. Organizimi i programit të studimit
  • Emërtimi i programit: Master Profesional në “Teknologji Dentare e Avancuar”.
  • Cikli i studimit: Cikli i dytë.
  • Institucioni që e ofron: Universiteti Aldent
  • Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Dentare
  • Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 (një) vit akademik / 2 semestra
  • Kredite (ECTS): 60 ECTS
  • Forma e studimit: me kohë të plotë
  • Diploma që lëshohet: Diplomë e Nivelit të Dytë / Master Profesional në “Teknologji Dentare e Avancuar”.
  • Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

 

  1. Plani mësimor i programit të studimit

Tipi i veprimtarise Disiplinat ECTS ECTS/ modul
A   Disiplina të formimit të përgjithshëm 6  
  I Anatomi dhe fiziologji kraniofaciale 6  
A /  Sem I 1 Anatomi kraniofaciale   3
A /   Sem I 2 Fiziologji kraniofaciale   3
B   Disiplina të formimit karakterizues të programit 24  
B /  Sem I II Njohuri e materialeve dhe aparaturave dentare  4 4
  III Protetike dentare e avancuar 10  
B /  Sem I 1 Protetike dentare e levizshme    5
B /  Sem I 2 Protetike dentare fikse   5
  VII Teknike laboratorike e avancuar 10  
B /  Sem II 1 Teknika e protetikes implantologjike dhe maksilofaciale   5
B /  Sem II 2 Teknologji laboratorike ortodontike   5
C   Disiplina formuese të ngjashme ose /dhe integruese me disiplinat 5  
  IV Etike-deontologji dhe metoda te kerkimit shkencor    
C /  Sem I 1 Etike dhe deontologji   2
C /   Sem I 2 Metodota te kerkimit shkencor   3
D   Disiplina formuese me zgjedhje 5 5
D/  Sem I V Statistike dhe manaxhim shendetsor* 5*  
D/  Sem I   Statistike dhe manaxhim shendetesor   3*
D/  Sem I   Aftesi komunikimi-lidership   2*
D/  Sem I V Promocion shendetesor* 5*  
D/  Sem I   Shendet publik dhe edukim shendetesor   3*
D/  Sem I   Higjene dhe ekologji mjedisi   2*
E   Veprimtari formuese për njohje të gjuhës së huaj, aftësime informatike, praktikë 8  
  VI Gjuhe angleze profesionale dhe Informatike 8  
E /  Sem II 1 Gjuhe angleze profesionale   2
E /  Sem II 2 Informatike dhe teknologji informacioni   2
E /  Sem II 3 Praktike laboratorike   4
F/  Sem II VIII Punim diplome 12 12
    Total 60 60