Universiteti "ALDENT"

MASTER I SHKENCAVE “INFERMIERI KLINIKE”

Objetivi kryesor

Programi i studimit Master i Shkencave në Infermieri Klinike synon të prodhojnë studiuesit e ardhshëm duke u dhënë mundësinë e avancimit drejt një karriere të akademike dhe klinike.

Objektivat formues dhe karakterizues te programit të studimit

  • Masteri i Shkencave nё Infermieri Klinike synon tё formoje tё diplomuarit ne Infermieri si ekspertё tё cilёt do tё luajnё nje rol tё rendesishёm nё cilesinё e përkujdesjeve infermierore dhe sigurinё e pacientit. Ata do tё jenё zgjedhja e parё si partnere pёr punё ndёrdisiplinore nё kujdesin ndaj pacientit dhe promovimin dhe ruajtjen e shёndetit, parandalimin e sёmundjeve.
  • Tё diplomuarit e ardhshёm mund tё punёsohen kudo, në fushën akademike, në fushёn klinike, në institucione shёndetёsore publike ose private, nё spitale, organizata brёnda sistemit shёndetёsor, shёrbime geriartrike, shёrbime tё shёndetit mendor si edhe nё kёrkimin akademik.

Përfundimi i MSH hap një varg mundësish për studime të mëtejshme shkencore. Diploma e Masterit të Shkencave në Infermieri klinike krijon mundësi dhe hapsira punësimi në institucione të ndryshme arsimore  apo specifikën e specialiteteve, në OJF, në fondacione shqiptare ose të huaja të sektorit të shëndetësisë etj.

ORGANIZIMI I PROGRAMIT TË STUDIMIT 

MASTER I SHKENCAVE  “INFERMIERI KLINIKE”

Ky master nuk i drejtohet vetëm studentëve që kanë mbaruar studimet ne universitetin ALDENT por edhe studentëve që vijnë nga fakultete të tjera të universiteteve publike dhe private.

  • Emërtimi i programit: Master i shkencave në “Infermieri Klinike”.
  • Cikli i studimit: Cikli i dytë.
  • Institucioni që e ofron: Universiteti Aldent
  • Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Mjekёsore Teknike
  • Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 (dy) vite akademikё / 4 semestra
  • Kredite (ECTS): 120 ECTS
  • Forma e studimit: me kohë të plotë
  • Diploma që lëshohet: Diplomë e Nivelit të Dytë / Master i shkencave në “Infermieri Klinike”.
  • Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

PROGRAMI I STUDIMIT

MASTER I SHKENCAVE “INFERMIERI KLINIKE”

Nr Veprimtaria formuese Kredite Kredite (Msc.) Përqindjet (Msc.)
  Disiplina të formimit të përgjithshëm
A Menaxhim dhe Organizim shendetesor 2 11 9.166667%
Metodat e studimit statistikor dhe Epidemiologjik 2
Anglishte mjekesore 2.5
Informatike 2.5
Pedagogji dhe Edukim shendetesor 2
  Disiplina të formimit karakterizues të programit
B Metodologji e Kerkimit Shkencor ne Infermieri 3 49 40.83333%
Infermieristike ne Neonatologji 3
Infermieristike ne Pediatri 7
Infermieristike ne Obstetrike-Gjinekologji 7
Infermieristike Klinike speciale 1 10
Infermieristike klinike speciale 2 5
Infermieristike ne Semundje te brendshme 7
Infermieristike ne Kirurgji 7
  Disiplina të Ngjashme me disiplinat karakterizuese
C Neonatologji 2 24 20%
Pediatri 2
Obstetrike-Gjinekologji 2
Semundje te Brendshme 2
Kirurgji 2
Farmakologji klinike 2
Perllogaritje medikamentesh 2
Geriatri 2
Infermieristike ne Geriatri 3
Shendet Mendor 2
Infermieristike ne Shendet Mendor 3
  Disiplina të zgjedhura nga studentët
D Ekzaminimet laboratorike ne infermieri 2 6 5%
Psikologji 2
Shkrim akademik 2
Ekzaminimet imazherike ne infermieri 2/
Sociologji 2/
Infermieristike ne kushtet e shtepise 2/
  Veprimtari formuese (Gjuhë e huaj+Praktike)
E Praktike 15 15 12.5%
  Përgatitja e tezës së diplomës
F Provimi dhe mikroteza 15 15 12.5%
  Totali 120 120 100%