Universiteti "ALDENT"

Misioni dhe objektivat e programit te studimit “Bachelor ne Fizioterapi”

Misioni:

Përgatitja e profesionisteve ne fizioterapi, me njohuri e kompetenca te nevojshme fizioterapeutike profesionale teorike dhe praktike, të aftë të punojnë në sektorin e reabilitimit, ne perputhje me normat e paracaktuara nga Komuniteti Europian.
Objektivat:

Marrja e njohurive teorike dhe praktike në shkencat themelore biomjekesore, shkencat humane dhe sociale dhe ato profesionale klinike te fizioterapise, per pervetesimin e dijeve profesionale fizioterapeutike.
Fitimi i aftesive te duhura per kryerjen e aktiviteteve ne menyre autonome nepermjet nderhyrjeve per parandalim, kurim dhe reabilitim te zonave motore, funksioneve kortikale superiore dhe viscerale me pasoja nga patologji te ndryshme te lindura dhe te fituara.
I diplomuari ne Fizioterapi ne perfundim te studimeve te tij do te jete i afte te:
Perpunoje programin e tij reabilitativ ne kuadrin e nje ekipi multidisiplinar me qellim individualizimin dhe plotesimin e nevojave shendetesore te invalideve duke praktikuar ne pavaresi te plote aktivitetet terapeutike per riedukim funksional te invalideve motor, psikomotor dhe konjuktive duke perdorur terapi fizike, manuale, masoterapeutike dhe ergoterapeutike.
Ushtroje profesionin ne menyre etike duke u bazuar ne parimet baze te kodit profesional.
Kontribuoje ne menyre aktive ne shoqerine demokratike duke i konfirmuar kesaj shoqerie vlerat dhe normat e politikave shendetesore.
Zhvilloje kreativitetin e tij duke qene inovativ ne punen e tij dhe perdorimin e njohurive.
Modifikoje aktivitetet terapeutike te ushtruara me qellim arritjen e objektivave te rekuperimit funksional.
Edukoje pacientin per menyren e pershtatjes dhe perdorimit te protezave dhe aksesoreve te tjere dhe verifikon efikasitetin e tyre.

  1. ORGANIZIMI I PROGRAMIT TE STUDIMIT: FIZIOTERAPI

Cikli i studimit : Ky program ben pjese ne ciklin e pare te studimit.
Emertimi i diplomes : Diplome Bachelor ne Fizioterapi
Kohezgjatja e programit te studimit: 3 vite – 6 semestra
ECTS totale : 180 ECTS
Forma e studimit: Ky program studimi eshte me kohe te plote

 

Plani mesimor
Plani mesimor eshte hartuar duke iu permbajtur kritereve dhe elementeve te meposhtem:

3 Vite akademike / 6 Semestra
Kredite ne vit – 60 ECTS