Takimi i 7-te i KIDS Albania ne UAL!

Takimi i 7-te i KIDS Albania ne UAL!

KIDS Albania organizoi takimin e 7-te, me 14 prill 2018, ne Universitetin ‘ALDENT’.

Gjate pjeses se pare se takimit u vizituan ambjentet e Laboratoreve ne Fakultetin e Farmacise, ku u njohen dhe me rregullat e përgjithshëm gjate punes ne Laborator.

Prof.Asc. Entela Haloci- Lektore ne Farmaci, performoi disa teste te Kontrollit te Cilesise se Barnave si: testin e shperberjes se barnave, testin e matjes se fortesise se tabletave.

Femijet gjithashtu u njohen me disa bime mjekesore dhe u mundesua vezhgimi ne mikroskop i struktures se brendshme te tyre.

Gjate pjeses se dyte se takimit ne nje nga sallat e Universitetit ‘ALDENT’ , KIDS Albania ndoqi leksionin ‘Adoleshentet dhe rritja e tyre’ nga Dr. Agim Gjikopulli- Pediater Endokrinolog.

KIDS Albania eshte grupi i pare YPAG (Young Persons Adviaory Group) ne Shqiperi, dega e 20-te e ICAN (International Children’s Advisory Network) një shoqëri botërore e grupeve të këshillimit të fëmijëve që punojnë së bashku për të mbrojtur zërin e fëmijëve dhe familjeve në shëndetësi, mjekësi, kërkime dhe inovacione nëpërmjet sinergjisë, komunikimit dhe bashkëpunimit.

KIDS Albanianen drejtimin e Dr.Manika Kreka- Pediater Hematolog, eshte promovuar nga Consorzio per Valutazioni Biologiche e Farmacologiche-Degë e shoqërisë së huaj, Zyra Shqiptare e CVBF në bashkëpunim me Qendrën  Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe TEDDY Network ( European Network of Excellence for Paediatric Clinical Research)  nen drejtimin e Dr.Manika Kreka- Pediater Hematologe.

 

 

 

Posted in: Aktivitetet

Leave a Comment (0) ↓