Dita Boterore e Veshkave

Dita Boterore e Veshkave

Dita Botërore e veshkave është një fushatë globale ndërgjegjësimi që synon rritjen e vetëdijes për rëndësinë e veshkave në shëndetin e përgjithshëm të njeriut dhe të informojë botën rreth mënyrave për të parandaluar sëmundjet e veshkave. Dita Botërore e veshkave kujtohet çdo vit për të ndërgjegjësuar popullatën për sjelljet parandaluese, për faktorët e rrezikut dhe për mënyrën e jetesës të atyre që kanë sëmundje të veshkave.

Historia e Ditës Botërore të veshkave

Veshkat rregullojnë balancën e ujit në trup dhe përbëresve të tjerë kimikë në gjak; 
eleminojnë një sërë toksinash nga trupi ynë; prodhojnë disa hormone, p.sh. RENINA që ndikon në presionin arterial, ERITROPOETINA qe nxit prodhimin e qelizave të kuqe në palcën e kockave,  si dhe marrin pjesë në prodhimin e formës aktive të vitaminës D.

Dita Botërore e veshkave është pjesë e festimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë lidhur me shëndetin. Ajo u festua për herë të parë në vitin 2006 dhe është caktuar të zhvillohet të enjten e dytë të muajit mars të çdo viti.  Konkretisht kjo ditë synon të:

  • Rrisi ndërgjegjësimin për “veshkat e mrekullueshme”. Të theksojë se diabeti dhe presioni i lartë i gjakut janë faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjen kronike të veshkave (CKD).
  • Inkurajojë ndjekjen sistematike të të gjithë pacientëve me diabet dhe hipertension për sëmundjen kronike të veshkave (CKD).
  • Inkurajojë sjelljet parandaluese për sëmundjet e veshkave.
  • Edukojë të gjithë profesionistët mjekësorë për rolin e tyre kyç në zbulimin dhe reduktimin e rrezikut të CKD, veçanërisht në popullatat me rrezik të lartë.
  • Theksojë rolin e rëndësishëm të autoriteteve shëndetësore lokale dhe kombëtare në kontrollimin e epidemisë së CKD.
  • Nxisi transplantin si një alternativë më të mirë për dëmtimin e rëndë të veshkave dhe aktin e dhurimit të organeve si një iniciativë për shpëtimin e jetës.
  • Tema e zgjedhur për këtë vit është VESHKAT DHE SHËNDETI GRUAS, PËRFSHI, VLERËSO, FUQIZO e cila këtë vit festohet të enjten e dytë të muajit mars që korrespondon edhe në të njëjtën ditë me ditën ndërkombëtare të të gruas 8 marsin.

Pse është e rëndësishme Dita Botërore e veshkave?

Sëmundja kronike e veshkave (CKD) është një sëmundje jo-ngjitëse që ndikon në 1 në 10 njerëz në mbarë botën. Rëndesa e saj mund të ndryshojë, por CKD është e pashërueshme dhe pacienti ka nevojë për kujdes të përjetshëm. Ndërsa incidenca e sëmundjeve të veshkave përshkallëzohet, Dita Botërore e veshkave luan një rol vendimtar në edukimin e publikut, bashkësisë mjekësore dhe qeverive duke nxitur parandalimin dhe zbulimin e hershëm të sëmundjes së veshkave.

VESHKAT DHE SHËNDETI GRUAS, PËRFSHI, VLERËSO, FUQIZO

Sëmundja kronike e veshkave (CKD) ndikon mbi rreth 195 milionë gra në mbarë botën dhe aktualisht është shkaku i 8 kryesor i vdekjes së grave në botë, duke shkaktuar çdo vit  vdekjen e 600.000 grave.

Rreziku i zhvillimit të CKD tek gratë është njesoj i lartë si tek meshkujt dhe mund të jetë edhe më i lartë. Gratë janë më shpesh të prekura nga disa lloje të caktuara të sëmundjeve të veshkave të tilla si nefrit lupoid (një sëmundje e veshkave e shkaktuar nga një sëmundje autoimune) dhe pyelonephritis (infeksion i veshkave).

Sëmundja e veshkave lidhet gjithashtu me shtatzëninë: gratë që kanë CKD janë në rrezik në rritje për rezultate negative në shtatzëni, si për nënën ashtu edhe për foshnjën; nga ana tjetër, ndërlikimet e lidhura me shtatzëninë mund të rrisin rrezikun e sëmundjes së veshkave.

Në vitin 2018, Dita Botërore e veshkave dhe Dita Ndërkombëtare e Gruas do të shënohen në të njëjtën ditë, duke ofruar mundësinë për të theksuar rëndësinë e shëndetit të grave dhe veçanërisht shëndetin e veshkave. Në këtë ditë që do të jetë përvjetori i saj i 13-të, fushata do të promovojë qasje të përballueshme dhe të barabartë në edukimin shëndetësor, kujdesin dhe parandalimin për të gjitha gratë dhe vajzat në nivel global.

Posted in: qendra e promovimit te shendetit

Leave a Comment (0) ↓