Universiteti "ALDENT"

Dita Botërore e Diskriminimit Zero

Dita Botërore e Diskriminimit Zero

Në 1 Mars është Dita e Botërore e  Diskriminimit Zero, një ngjarje vjetore mbarë botërore që promovon diversitetin dhe thekson se të gjithëjanë të rëndësishëmpa asnjë lloj dallimi.

Organizata e Kombeve të Bashkuara OKB, kremtoi për herë të parë Ditën e Diskriminimit Zero më 1 mars 2014, pasi UNAIDS, një program i OKB  për HIV/AIDS filloi fushatën e saj të diskriminimit zero në Ditën Botërore të AIDS-it në dhjetor 2013.

Një vit më pas, OKB dhe organizatat e tjera botërore festuan zyrtarisht ditën e 1 marsit 2014 në një përpjekje për të promovuar të drejtën e të gjithëve për të jetuar me dinjitet të plotë pavarësisht moshës, gjinisë, seksualitetit, kombësisë, përkatësisë etnike, ngjyrës së lëkurës, lartësisë, peshës, profesionit, arsimit dhe besimit.

Organizatat e Kombeve të Bashkuara (OKB) promovojnë aktivisht ditën  kundër zero diskriminimitme aktivitete të ndryshme për të festuar të drejtën e të gjithëve për të jetuar një jetë të plotë me dinjitet pavarësisht moshës, gjinisë, seksualitetit, kombësisë, përkatësisë etnike, ngjyrës së lëkurës, lartësisë, peshës, profesionit, arsimit dhe besimit.

 

Sipas OKB, shumë vende kanë ligje kundër diskriminimit, por ky është ende një problem në të gjitha shtresat e shoqërisë në çdo vend të botës. Shumë vende ende e përdorin diskriminimin si një mënyrë për të qeverisur.

Gjithkush ka të drejtën të jetojë me respekt dhe dinjitet. Tema e këtij viti Open Up, Reach Out-hapuni komunikoni, lidhuni– inkurajon të gjithë anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare që të bashkohen nën flamurin e diversitetit dhe të festojnë dallimin e njëri-tjetrit duke refuzuar prerazi diskriminimin në të gjitha format e tij.

Simboli këtij viti për ditën për Zero Diskriminimin është flutura, e përdorur gjerësisht nga njerëzit për të ndarë historitë dhe fotografitë e tyre si një mënyrë për t’i dhënë fund diskriminimit dhe për të punuar drejt transformimit pozitiv.

 

Diskriminimi vazhdon të minojë përpjekjet për të arritur një botë më të drejtë dhe të barabartë dhe shkakton dhimbje dhe vuajtje për shumë njerëz. Diskriminimi ka shumë forma, nga diskriminimi racial, ose fetar, në diskriminim në bazë të gjinisë, orientimit seksual, ose moshës, si dhe ngacmimi në shkollë, ose në punë, diskriminimi në akcesin për kujdes shëndetësor, etj.

Kur personat më të margjinalizuar dhe të pambrojtur, përballen me diskriminimin dhe abuzimin të gjithë ne jemi të ndikuar“, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon.

 

Dita e Diskriminimit Zero, që festohet çdo vit më 1 mars, tërheq vëmendjen tek miliona njerëz që ende vuajnë nga përjashtimi social dhe ekonomik për shkak të paragjykimeve dhe intolerancës. Për shembull, miliona gra dhe vajza në çdo rajon të botës përjetojnë dhunë dhe abuzime përditë dhe luftojnë për të pasur kujdes të duhur shëndetësor dhe arsim.

Simbas OKB ndërkohë, në nivel global, ka pothuajse 80 vende që ende kanë

ligje që kriminalizojnë, apo ndalojnë marrëdhëniet seksuale të gjinisë së

njëjtë, ndërsa 38 vende, territore dhe zona imponojnë një formë kufizimi për

hyrjen, qëndrimin e njerëzve që jetojnë me HIV. Për më tepër, mjediset ligjore

dhe sociale ende nuk po arrijnë të trajtojnë stigmatizmin dhe diskriminimin

ndaj njerëzveqë jetojnë me HIV dhe atyre që janë më të ndjeshëm ndaj infektimit me HIV.Në vitin 2013, UNAIDS vlerësoi se 35 milion njerëz globalisht jetonin me HIV, ndërsa 2.1

milion njerëz u infektuanme virusin dhe 1.5 milion njerëz vdiqën nga

sëmundjet e lidhura me AIDS.

“Disa nga problemet më sfiduese në botë mund të zgjidhen thjesht duke

eliminuar stigmën dhe diskriminimin”, shprehetMichel Sidibé,

Drejtor Ekzekutiv i UNAIDS.

 

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, aktet ndërkombëtare të ratifikuara

nga Republika e Shqipërisë, si dhe ligjet në fuqi si Ligji Nr. 10 221, datë

4.2.2010 ”Për mbrojtjen nga diskriminimi”, i cili ka hyrë në fuqi, garantojnë

të drejtën e personave për t’u trajtuar në mënyrë të barabartë në veprimtarinë

e tyre të përditshme, për të gëzuar të drejta e detyrime të barabarta, si dhe për

mos u diskriminuar padrejtësisht, për asnjë arsye dhe në asnjë mjedis.

Në nenin 1 të ligjit “Për mbrojtjen nga diskriminimi” thuhet:

“Ky ligj rregullon zbatimin dhe respektimin e parimit të barazisë në lidhje me gjininë, racën, ngjyrën, etninë, gjuhën, identitetin gjinor, orientimin seksual, bindjet politike, fetare ose filozofike,

gjendjen ekonomike, arsimore, ose shoqërore, shtatzëninë, përkatësinë prindërore, përgjegjësinë prindërore, moshën,

gjendjen familjare ose martesore, gjendjen civile, vendbanimin, gjendjen shëndetësore, predispozicione gjenetike, aftësinë e kufizuar, përkatësinë në një grup të veçantë, ose me çdo shkak tjetër

 

Pra, diskriminimi ka të bëjë me trajtimin e ndryshëm, ose jo të barabartë të personave, të cilët  ndodhen në kushte të njëjta, ose trajtimi i njëjtë në kushte të ndryshme. Jemi përpara diskriminimit kur ne preferojmë një person mes të tjerëve që janë në kushte të barabarta, ose kur ndaj një personi vendosim kufizime dhe ndaj të tjerëve.

 

Cilat janë format në të cilat mund të shfaqet diskriminimi? 

Diskriminimi mund të shfaqet në disa forma të cilat percaktohen në ligjin e sipërmendur

  • Diskriminim i drejtpërdrejtë – kur një person/grup personash trajtohen në mënyrë më pak të favorshme sesa një person, apo grup tjetër personash në një situatë të njëjtë a të ngjashme, bazuar në shkaqet e parashikuara në ligj. Diskriminim i tërthortë – kur një dispozitë, kriter apo praktikë, e paanshme në dukje, do ta vinte një person ose grup personash në kushte jo të favorshme, në lidhje me shkaqet e parashikuara në ligj, në raport me një tjetër person,ose grup personash, si dhe kur ajo masë, kriter a praktikë, nuk justifikohet objektivisht nga një synim i ligjshëm, ose kur mjetet e arritjes së këtij synimi nuk janë të përshtatshme, të domosdoshme dhe në përpjesëtim të drejtë me gjendjen që e ka shkaktuar atë. 
  • Diskriminim për shkak të shoqërimit-kur ka një dallim, kufizim ose preferencë, për arsye të shoqërimit me persona që u përkasin grupeve të përmendura në nenin 1 të ligjit (ku janë të parashikuar shkaqet) si dhe për shkak të supozimit për një shoqërim të tillë. 

 

Diskriminimi në shërbimet e Kujdesit Shendetësor

Mos diskriminimi është parimi thelbësor dhe detyrimi i të drejtave të njeriut njerëzor, por diskriminimi në ofrimin e kujdesit shëndetësor mbetet i përhapur dhe shfaqet në shumë forma. Diskriminimi është barrier për arritjen e shërbimeve shëndetësore nga individi dhe komuniteti dhe parandalon arritjen e mbrojtjes universale të shëndetit. Ai sjell rezultate jo të mira në shëndetësi dhe pengon arritjen e shendetit për të gjithë

Simbas Organizatës Botërore të Shëndetësisë “Diskriminimi në mjediset e kujdesit shëndetësor vazhdon gjithashtu të raportohet gjerësisht. Imagjinoni një grua të sapo diagnostikuar me HIV që është thënë nga mjeku i saj se ajo duhet të mos lindi fëmijë, një punonjëse seksi që përballet me dhunë, ose abuzime nga një infermiere, një personi me aftësi të kufizuara i mohohet qasja në këshillin dhe sherbimet e duhura për shëndetin e tyre seksual, një homoseksual i frikësuar nga zbulimi seksualitetit të tij tek stafi mjekësor, një person që injekton drogën që vdes pasi ju refuzua trajtimi, ose një person transgjinor që u përpoq të bënte vetëvrasje pasi u largua nga një klinikë.

Qendrat e kujdesit shëndetësor duhet të konsiderohen si mjedise të sigurta dhe të kujdesshme, megjithatë, raste të tilla po ndodhin shumë shpesh në të gjithë botën. Çdo pengesë që pengon qasjen në objektet e kujdesit shëndetësor, përfshirë testimin, trajtimin dhe shërbimet e kujdesit, duhet të hiqet. Qasja në shëndetësi duhet të jetë e hapur për të gjithë

 

AGJENDA PËR DISKRIMINIMIN E ZERO NË KUJDESIN SHËNDETËSOR e ofruar nga OBSH synon arritjen e vizionit të përbashkët që gjithkush, kudo, gëzon shërbime shëndetësore pa diskriminim, duke mbledhur aktorët kryesorë për të ndërmarrë veprime të përbashkëta.

Shërbimet shëndetësore të lira nga diskriminimi kuptojnë senjë qendër shëndetësore duhet të ketë disa nga standartet minimale për të ofruar NJË MJEDIS PA DISKRIMINIM PËR PACIENTËT ku përfshihen

  1. Siguriminjë kujdesi të menjëhershëm dhe cilësor për të gjithë njerëzit në nevojë, pavarësisht nga gjinia, kombësia, mosha, aftësia e kufizuar, origjina etnike, orientimi seksual, feja, gjuha, gjendja socioekonomike, HIV, ose gjendja e shëndetit, ose ndonjë tjetër problem.
  2. Miratimi i informuar është kërkuar nga pacienti para se të ndërmerren testimet, ose jepet trajtimi. Për më tepër, pacientët nuk duhen detyruar të marrin, ose të kërkojnë ndonjë shërbim që nuk duan.

03.Respektimi privatësisë dhe konfidencialitetittë pacientit në të gjithë kohën nga ofruesit e kujdesit shëndetësor

  1. Trajnimi në vazhdimësi iofruesve të kujdesit shëndetësor që të kenë kapacitete dhe kompetenca të mjaftueshme për të ofruar shërbime të lira nga stigma dhe diskriminimi.

05.Qendra e kujdesit shëndetësor ka mekanizmat në vend për të ndjekur problemet e diskriminimit dhe shkeljen të të drejtave të klientëve të tyre.

  1. Qendra shëndetësore siguron pjesëmarrjen e komuniteteve të ndikuar në zhvillimin e politikave dhe programeve për promovimin e barabazisënë akces dhe mos diskriminimit në kujdesin shëndetësor.

Qendra Promovimit të Shëndetit

Web: Burimet e informacionit
Punoi. Dr. Sh Nedime CEKA

Zero discrimination 2018 | UNAIDS

WHO | Zero Discrimination Day

Joint United Nations statement on ending discrimination in health care settings Joint WHO/UN statement 27 June 2017

Legjislacioni Shqiptar – Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Posted in: qendra e promovimit te shendetit

Leave a Comment (0) ↓