Universiteti "ALDENT"

Universiteti ALDENT – Kampusi i ri

FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE

Ofron Studim ne Deget

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Universiteti Aldent (UAL) është një institucion privat i arsimit të lartë i liçensuar me vendim të Këshillit të Ministrave, Nr. 673, datë 27.9.2006. Ky institucion ofron 9 programe studimi në tre cikle studimi . Është i akredituar institucionalisht me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës .Lexo me shume

Leksione te hapura 13 deri 17 Qershor 2022Intership 2 mujor Prill-Maj 2022 prane Universitetit Nicolaus Copernicus ne Bydgoszcz, PoloniVizite ne Universitetin Lituanez te Shkencave Shendetesore ne Kaunas, Lituani17-22 Prill 2022, ore mesimore ne Universitetin e Ankarase, TurqiLeksione te hapura 4-8 Mars 2022Semestrin i pranverës Shkurt-Qershor 2021Semestri i pranverës 2020Mësime teorike per studentët italianëStudentet nga Departamenti i FarmaciseStudentet nga Universiteti Gabriele d’ Annunzio i Chietit në Peskara

Studentët tanë patën një mundësi të veçantë që të ndiqnin disa leksione mbi çështje dhe sfida të autizmit të prezantuara nga Lektori dhe Psikologu Lituanez Jevgenij Razgulin nga Universiteti Lituanez i Shkencave të Shëndetësisë në Kanuas, Lituani. Ai I organizioi leksionet e hapura ne periudhën 13 deri në 17 Qershor 2022.

Mbas përfudimit të vizitës së tij në kuadër të programeve Erasmus+ ai komentoi: “

“Do të doja të falënderoja të gjithë ata që bënë udhëtimin tim në një Shqipëri të bukur, vizitën e Universitetit tuaj modern dhe mikpritës me leksione të mundshme gjatë kësaj kohe të ngarkuar për ju. Ishte një kënaqësi e madhe të takova të gjithë ju dhe studentët tuaj dhe dëshiroj t’ju shpreh vlerësimin dhe falënderimin tim për të gjithë ju. Ishte një përvojë e mrekullueshme dhe tani jam një fans i madh i Universitetit tuaj.”

Iris Plaku studente e vitit të tretë në degën Teknik Laborator Mjekësor në kuadër të shkëmbimeve Erasmus+ ndoqi një intership 2 mujor Prill-Maj 2022 pranë Univerisitetit Nicolaus Copernicus në Bydgoszcz, Poloni. Njohuritë praktike të përfituara falë Universitetit Aldent, e ndihmuan që t’i zhvillonte ato akoma dhe më tej në laboratorët më të mirë të institucioneve të Univerisitetit Nicolaus Copernicus në Poloni. Ajo pati mundësi që të përfitojë njohuri dhe aftësi të reja për profesionin e bukur të Laborantes Mjekësore që ajo dëshiron të bëhet në të ardhmen.

Shtatë staf akademik nga fakultete të ndryshme të universitetit tonë në kuadër të shkëmbimeve Erasmus+ vizituan Universitetin Lituanez të Shkencave Shëndetësore në Kaunas, Lituani. Stafi i përbërë nga:
• Dr. Jona Keri
• Roxhensa Sula
• Borana Vrapi
• Gjolek Mera
• Ina Xhangolli
• Gerta Kupi
• Dr. Rovena Mera

nga data 3 deri në 6 Maj 2022 mori pjesë në takime, konferenca, aktivitete të ndryshme profesionale, sociale dhe kulturore, vizita në klinika dentare, spitale, seminare, orë mësimore si dhe mbajti leksione për studentët lituanezë.

Nëpërmjet këtij kualifikimi ndërkombëtar stafi ynë përfitoi njohuri të reja, shkëmbeu eksperienca dhe njohuri me stafin e Fakulteteve të Stomatologjisë, Psikologjisë, Farmacisë, Fizioterapisë, Gjuhës lituaneze të Universitetit Lituanez të Shkencave Shëndetësore në Kaunas, Lituani. Për aktivitete të tjera dhe shkëmbime ndërkombëtare në të ardhmen midis dy institucioneve u bisedua me znj Zhaneta Dickute përfaqësuese e Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë dhe Qendrës së Studimit.

Në kuadër të marrëveshjes Erasmus+ midis Universitetit Aldent dhe Universitetit të Ankarasë në Ankara, Turqi, Doktorja e Shkencave Farmaceutike Rezarta Shkreli, në periudhën 17-22 Prill 2022, zhvilloi orë mësimore pranë tij.

Studentët turq që ndjekin studimet në degën e farmacisë patën mundësinë të ndjekin leksione mbi formulimin dhe qëndrueshmërinë e formave farmaceutike konvencionale, dhe novatore në fushën e teknologjisë farmaceutike dhe asaj kozmetike.

Assoc. Prof. Błażej Łyszczarz nga Universiteti Nicolaus Copernicus në Torun, Poloni në kuadër të Programit Erasmus + mbajti leksione të hapura nga data 4 deri ne 8 Mars 2022 për studentët tanë të farmacisë.

Studentët e farmacisë patën një mundësi unike që të njihen me të dhëna, sjellje, vlera dhe sfida përsa i përket ekonomisë së shëndetit nëpërmjet dhënies së leksioneve të dhëna nga Assoc. Prof. Błażej Łyszczarz.

Studenti ynë i stomatologjisë Arjon Bajramaj kaloi shumë peripeci si rezultat i Covid-19 dhe mbylljes globale derisa arriti që të shkojë në Kaunas, Lituani dhe të përjetojë një eksperiencë profesionale dhe sociale të mrekullueshme pranë Universitetit Lituanez të Shkencave Shëndetsore.

Ai pati mundësi që të ndjekë semestrin e pranverës Shkurt-Qershor 2021 pranë Universitetit Lituanez të Shkencave Shëndetsore.

Studentë tanë të infermierisë dhe fizioterapisë:

· Geisi Belishta

· Albi Mera

ndoqën semestrin e pranverës 2020 pranë Collegium Medicum-Universiteti “Nikolla Koperniku”, në Torun, Poloni.

Stafi i universitetit dha një kontribut të jashtëzakonshëm që studentet tanë të kapërcejnë sfidat akademike dhe sociale të krijuara si pasojë e Covid-19.

Nga ana a tyre studentët punuan shumë dhe arritën që ti marrin provimet me rezultate shumë të mira.

Dr. Enkelejda Goci staf akademik nga Departamenti ynë i Farmacisë në kuadër të Programit Erasmus+ në Prill 2019 zhvilloi mësime teorike për studentët italianë në Universitetin e Chietit në Peskara, Itali.

Studentët tanë nga Departamenti i Famacisë:

  • Ajkuna Miha
  • Judita Perndrecaj
  • Doris Merko

në kuadër të programit Erasmus +, ndoqën simestërin e pranverës 2019 dhe një pjesë të studimeve akademike në Universitetin “Gabriele d`Annunzio”, Chieti, Itali. Përveçëse studimeve akademike ata kanë patur mundësinë për të marrë pjesë në turne të ndryshme në Itali, Poloni, aktivitete sportive dhe argëtuese me studentë italianë dhe ndërkombëtarë.

Studentët italian:

  • Paola Campanella
  • Lucrezia Farina

nga Universiteti “Gabriele d`Annunzio” në Chieti, Itali ndoqën semestërin e pranverës 2019 në Universitetin Aldent në kuadër të programin Erasmus +. Ato kishin mundësinë të njihnin gjithashtu Shqipërinë, kulturën dhe gastronominë e saj.

Universiteti Palacky në Olomouc në ÇekiProgrami dy javor internshipi gjate muajit Mars 2020Shkëmbimi akademik pranë Universitetit ”Palacký” në Olomouc, ÇekiProgrami kualifikimit ndërkombëtar intershipi një mujorRadiologjia Mbrojtëse në Mjekësinë e StomatologjisëProgram ndërkombëtar internshipi 2 javor në Universitetin Mjekësor në Plovdiv, BullgariMësime teorike për studentët kroatë në Universitetin e Zagrebit në Zagreb, KroaciMësime teorike dhe praktike në Universitetin Masaryk në Brno

Studentët e vitit të tretë në degën e Fizioterapisë Kejdi Keçi dhe Andrea Toçka nëpërmjet programit CEEPUS patën një eksperiencë të pa harrueshme akademike dhe profesionale tek Universiteti Palacky në Olomouc në Çeki.

Gjithashtu, ata ofruan asistencën e tyre në seancat rehabilituese për pacientë të ndryshëm në një prej spitaleve me prestigjoze në Europë.

Falenderojmë stafin e Universitetit Palacky për mbështetjen e tyre.

Studentët tona të stomatologjisë:

· Alba Kamberi

· Anida Cuni

· Julita Kastrioti

morën pjesë në një progam dy javor internshipi gjatë muajit Mars 2020 në kuadër të Progrmit CEEPUS në Klinikën e Stomatologjisë pranë Universitetit të Novi Sad, Serbi.

Ato patën mundësi që të ndiqnin praktikat dentare dhe leksionet në lëndët: edondonti, periodontologji dhe protetikë. Kjo eksperiencë ndërkombëtare i ndihmoi ato që të njohin më mirë zhvillimet akademike në fushën dentare.

Studentet tona të stomatologjisë: Amanda Çobani dhe Artemisa Saliasi nisën në muajin Mars 2020 shkëmbimin akademik pranë Universitetit ”Palacký” në Olomouc, Çeki. Studimi i tyre u ndërpre për shkak të gjendjes së rëndë të krijuar nga Covid-19, dhe për të kaluar situatën e krijuar Universiteti “Aldent” mobilizoi burimet e veta njerëzore dhe financiare të nevojshme për të gjetur dhe sistemuar akomodimin, transportin, fluturimin dhe karantinimin e nevojshëm të studenteve tona, në Pragë, Vienë dhe Durrës.

Në këto përpjekje tonat dhanë një ndihmë dhe kontribut të jashtëzakonshëm z. Ilirian Kuka,-Ambasador i Shqipërisë në Çeki, z. Roland Bimo, -Ambasador i Shqipërisë në Austri, si dhe stafet e ambasadave shqiptare në Çeki dhe Austri.

Ambasadorët u angazhuan personalisht, për të realizuar operacionin e riatdhesimit të studenteve tona. Madje z. Roland Bimo,-Ambasador i Shqipërisë në Austri shkoi personalisht në kufirin Çeko-Austriak për të garantuar kalimin dhe transportin e sigurtë të studenteve tona.

Falë tyre sot ne mund t’u thonim studenteve tona: “Mirë se erdhët sërish pranë nesh në Shqipëri”.

Franc Uliu dhe Silvio Selfo; studentët tanë të Fizioterapisë morën pjesë në një progam kualifikimi ndërkombëtar internshipi një mujor në Shkurt-Mars 2020 kuadër të Programit CEEPUS. Nëpërmjet këtij programi ata patën mundësi që të ofronin njohuritë, aftësitë dhe shërbimet e tyre për pacientët ndërkombëtarë në Klinikën e njohur Rehabilituese Sanatoria Klimkovice në Ostrava, Çeki.

Znj. Holanova-Shefe e Fizioterapisë komentoi se Franci dhe Silvio i drejtuan pacientët në terapitë individuale në mënyrë profesionale të shkëlqyer falë përkushtimit, njohurive dhe aftësive të tyre të fituara gjatë studimeve të fizioterapisë.

Në kuadër të programit CEEPUS Prof. Dr. Erich Sorantin nga Universiteti Mjekësor i Grazit, Austri në 12 nëntor 2019 mbajti leksionin me temë: “Radiologjia Mbrojtëse në Mjekësinë e Stomatologjisë“.

Në të njëjtën kohë, Prof. Dr. Sorantin bëri të mundur përfshirjen e Universitetit Aldent në rrjetin e Përpunimit të Imazheve, Inxhinierisë së Informacionit dhe të Shkëmbimit të Njohurive midis universiteteve të ndryshme. Pjesëmarrja në rrjet do të sigurojë shkëmbim akademik për studentët tanë të stomatologjisë dhe stafin akademik në Universitetin Mjekësor të Grazit, Austri.

Në Dhjetor 2019 në kuadër të programit CEEPUS studentet tona të stomatologjisë:

  • Julita Kastrioti
  • Anida Ҫuni
  • Alba Kamberi

morën pjesë në një program ndërkombëtar internshipi 2 javor në Universitetin Mjekësor në Plovdiv, Bullgari. Ato patën mundësi që të vëzhgonin orë teorike dhe praktike dentare. Gjatë qëndrimit të tyre, ato prezantuan edhe universitetin Aldent.

Dr. Enkelejda Goci staf akademik nga Departamenti ynë i Farmacisë në kuadër të Programit të Shkëmbimit për Studime Universitare për Evropën Qendrore CEEPUS nga data: 27 Maj-03 Qershor 2019 zhvilloi mësime teorike për studentët kroatë në Universitetin e Zagrebit në Zagreb, Kroaci.

Në kuadër të Programit të Shkëmbimit për Studime Universitare për Evropën Qendrore CEEPUS, Fregen Dhamaj staf akademik nga Departamenti i Fizioterapisë, Universiteti Aldent nga data: 6-13 Maj 2019 zhvilloi mësime teorike dhe praktike në Universitetin Masaryk në Brno, Republika Ҫeke.

Disa nga orët teorike dhe praktike që ajo organizoi për studentët ҫeke ishin:

· Metodologjia e zhvillimit të aftësive motorrike.

· Kinezoterapia.

· Kinezoterapia e aplikuar.

· Metodat e ekzaminimit instrumental në fizioterapi.

· Neurologjia e aplikuar etj.

Internship klinik 2 javorProgram trajnimi për rritjen e kapaciteteve kliniko akademike dhe shkencoreLeksione në lëndët Farmakologji, Toksikologji dhe FarmakognoziProjekti 2 javor – PROMCeremonia e DiplomimitProgrami i Kualifikimit Nderkombetar

Studentët tanë specializantë nga Programi i Specializimit afatgjatë në Stomatologji:

· Olsi Muskaj

· Gjergji Ziu

· Ena Bitri

morën pjesë në një internship klinik 2 javor nga data 30 Janar deri në datë 15 Shkurt 2022. Ky internship klinik u realizua në bashkëpunim me Fakultetin e Stomatologjisë të Universitetit të Ankarasë në Ankara, Turqi.

Ata patën mundësi që të vezhgonin proçese të ndryshme të kirurgjisë orale dhe ortodoncisë si dhe të shkëmbenin eksperiencat dhe njohuritë e tyre me partnerët turq.

Ata i rritën njohuritë dhe aftësitë e tyre në një nivel më bashkëkohor për t’iu përgjigjur nevojave në rritje të pacientëve në Shqipëri për shërbime në lidhje me kirurgjinë orale dhe ortodoncinë.

Prof. Asoc. Dr. Rustem Celami dhe M.Sc. Gerta Halilaj, staf akademik në Departamentin Teknik Laboratori Mjekësor dhe Imazheri dhe Gjolek Mera staf adminstrativ nga Zyra për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Projektet pranë Universitetit Aldent, morën pjesë në periudhën Shkurt-Mars 2021 në një program trajnimi për rritjen e kapaciteteve kliniko akademike dhe shkencore në Universitetin e Ankarasë dhe Universitetin Hacettepe, në Ankara Turqi.

Në kuadër të programit të shkembimit akademik u realizuan takime në spitale, shkolla profesionale, fakultete dhe zyra të ndryshme të të dy universiteteve. Ato shërbyen për planifikimin e shkëmbimeve akademike të studentëve dhe stafit akademik në të ardhmen si dhe në përfshirjen dhe bashkëpunimin në projekte dhe aktivitete kërkimore shkencore të përbashkëta.

Në kuadër të marrëveshjes institucionale midis Universitetit Aldent dhe Universitetit “G. d’Annunzio” Chieti – Peskara, Itali stafi akademik italian vazhdon të ofrojë rregullisht leksione përgjatë vitit akademik 2019-2020 për studentët e universitetit tonë.

Kësaj rradhe ishin të ftuar Prof. Giustino Orlando, Prof. Lucia Recinella, Prof. Claudio Ferrante dhe Prof. Simone Carradori të cilët mbajtën leksione në lëndët Farmakologji, Toksikologji dhe Farmakognozi për studentët e programit master në farmaci.

Gjithashtu, stafet diskutuan midis tyre dhe mbi fushat e kërkimit shkencor që mund të bashkëpunohet në të ardhmen.

Universiteti Aldent në bashkëpunim me Universitetin Mjekësor të Silesias, Katovice, Poloni ka realizuar gjate muajit shtator 2019 Projektin 2 javor-”PROM: Shkëmbim me Bursa Ndërkombëtare i kandidatëve të doktoraturave dhe stafeve akademike”. Programi është financuar nga Fondi Social Evropian në kuadër të Programit Polak të Operacionit: Zhvillimi i Njohurive Arsimore “. Fokusi kryesor i projektit ishte: Vëzhgimi i aftësive praktike në stomatologji dhe prezantimi i aftësive në fizioterapinë praktike dhe fizio-profilaksi. Në këtë program morën pjesë stafet akademike: Stela Panteqi dhe Ajola Nasti nga Fakulteti ynë i Stomatologjisë dhe Fregen Dedja nga Departamenti i Fizioterapisë.

Universiteti Aldent ka organizuar në bashkëpunim me Drejtorinë për Marrëdhëniet me Jashtë të Universitetit Istinye, Stamboll, Turqi ceremoninë e diplomimit në kuadër të “Programit të Kualifikimit Ndërkombëtar” për 11 studentë nga Departamenti i Fizioterapisë dhe i Infermierisë në datën 12 Korrik 2019. Studentët u pajisën me çertifikata për zhvillimin e praktikave mjekësore tek spitalet Liv Hospital dhe Medical Park Hospital në Stamboll. Kjo eksperiencë u shërbeu studentëve që të njohin më nga afër shërbimet cilësore mjekësore në Turqi. Për më tepër zhvilloi edhe kapacitet dhe njohuritë e tyre mjekësore në nivele ndërkombëtare.

Universiteti Aldent ka organizuar  në bashkëpunim me Universitetin e Istinye, Stamboll, Turqi “Programin e Kualifikimit Ndërkombëtar” për 11 studentë nga Departamenti i Fizioterapisë dhe i Infermierisë nga data 1-12 Korrik 2019.  

Studentët patën mundësi që të kryenin praktikat mjekësore tek Liv Hospital dhe Medical Park Hospital, 2 spitale të njohura turke. Ata gjithashtu nëpërmjet vizitave të ndryshme në qytetin e Stambollit u njohën më nga afër me kulturën turke. 

Prezantim chieti FarmaciPrezantim chieti Stomatologji

Zona e Maturantit

Orientimi i maturanteve dhe studenteve përfshin një sërë aktivitetesh të cilat janë të përcaktuara paraprakisht në ndihmë të të rinjve me qëllim përzgjedhjen e drejtimit të duhur të tyre në arsimim dhe punësim e të zbatojnë sa më mirë synimet e karrierës së tyre profesionale.

 Universiteti Aldent e koncepton orientimin si një element shumë të rëndësishëm të punës së tij ku qëndron e angazhuar Zyra e Këshillimit të Karrierës dhe Alumni e cila konsiston në dy drejtime kryesore:

  • Orientimi i maturantëve
  • Orientimi i studentëve

Delegation From Aldent University: Better to See Once Than to Hear a Hundred Times

Delegation From Aldent University: Better to See Once Than to Hear a Hundred Times

  On May 2nd-6th University’s International Relations and Study Centre (TRSC), Academic Mobility Division (AJS) and colleagues from Aldent University (ALU, Albania) organized Erasmus + staff mobility activities at LSMU. The purpose of this visit from ALU was to exchange knowledge and experience about the processes of project administration and Erasmus+ mobilities’ organization both at

Perse ALDENT?

  • 1.    ALDENT është një Universitet i specializuar vetëm në fushën e mjekësisë. Kjo bën të mundur që studentëve tanë t’iu kushtojmë vëmendje të posaçme dhe hapësira të mjaftueshme.  

  • 2.    Stafi pedagogjik përbëhet nga specialistët më të mirë të fushave përkatëse, shumica të specializuar në Itali, Gjermani, SH.B.A etj.  Lexo me shume

Partnerët tanë

Universiteti “ALDENT” eshte i specializuar vetem ne fushen e mjekesise!